BASKETBOLL/ VLLAZNIA FITON 92 – 74 ME TIRANËN

Tjetër fitore në kampionat për Vllazninë e basketbollit të meshkujve. Këtë herë ajo ka mundur ekipin e Tiranës me rezultatin 92 me 74, në ndeshjen e luajtur pasditen e së shtunës në pallatin e sportit “Qazim Dervishi”.

Ajo ka qenë e rivalizuar vetëm në 20 minutat e para sepse më pas ekipi shkodran ka ardhur duke e thelluar distancën derisa e ka fituar krejt ndeshjen me 18 pikë diferencë. Me këtë fitore, Vllaznia është ngjitur në kuotën e 17 pikëve, po aq sa edhe Teuta, por me pikaverazh më të mirë janë durrsakët në vendin e dytë dhe shkodranët në të tretin.

Megjithatë për trajnerin e Vllaznisë Mathew Jones, fitorja ndaj Tiranës ishte e rëndësishme ndërkohë që objektivi i skuadrës padyshim që do të jetë fitimi i titullit kampion këtë sezon…

Përkthimi: “Kjo ishte një fitore e rëndësishme për ne. Na duhej medoemos dhe jam i kënaqur që ia arritëm. Ne vinim nga ndeshja e Ligës Unike ndaj Pejës, ndaj së cilës nuk luajtëm fort, edhe ngaqë kishim lojtarë të dëmtuar.

Nuk bëmë një ndeshje të mirë dhe nuk u paraqitëm ashtu si duhet, por tashmë jemi të fokusuar tek kampionati. Fitimi i titullit ka qenë dhe do të jetë për ne një objektiv për t’u arritur”.

Me ndeshjen ndaj Tiranës është mbyllur faza e dytë e kampionatit dhe tashmë do të jetë rradha e fazës së tretë, por përpara nisjes së saj, do të zhvillohen ndeshjet e Kupës së Shqipërisë, ku edhe aty Vllaznia do të tentojë suksesin.

Lexoni dhe kete

KUKËSI – VLLAZNIA, SFIDA HAPËSE E JAVËS SË 32-të

Vllaznia prej dy ditësh ka nisur përgatitjet për ndeshjen e rradhës, atë që do të …