Saturday , 27 November 2021

BASKETBOLL/ VLLAZNIA HUMBET NDAJ PRISHTINËS

Pavarësisht se ka udhëhequr për mbi 20 minuta, Vllaznia e basketbollit të meshkujve nuk ia ka dalë të shkojë në finalen e Superkupës Mbarëkombëtare.

Në ndeshjen gjysmëfinale ndaj Prishtinës, ajo është mundur me rezultatin 80 me 72 duke mos arritur dot të gëzojë veten dhe tifozët e shumtë që ishin të pranishëm në pallatin e sportit “Qazim Dervishi”. Atmosfera ka qenë e shkëlqyer dhe të pranishëm kanë qenë edhe një mori e madhe personalitetesh të jetës politike të Shqipërisë dhe Kosovës, përfshi këtu edhe kryemininistrin e kësaj të fundit, Albin Kurti.

Madje, ka qenë ai i cili ka luajtur topin e parë të kësaj ndeshje, pasi ka marrë si dhuratë edhe fanellën me numrin 10 të Vllaznisë nga presidenti i saj Alban Xhaferi. Sa i takon ndeshjes, ekip shkodran e ka filluar mirë atë dhe e ka kontrolluar avantazhin deri në fund të pjesës së parë e cila do të mbyllej në shfrat 43 me 39 në favor të tij.

Por në të dytën gjërat do të shkonin ndryshe dhe do të ishte Prishtina që do ta rriste shumë lojën e saj duke fituar krejt ndeshjen me rezultatin 80 me 72. Zëvendëstrajneri i saj Andin Rashica në prononcimin e dhënë për mediat ka thënë se e rëndësishme është që dy ekipet shqiptare zhvilluan një ndeshje të bukur dhe dëshira e tij ishte që edhe në të ardhmen të ketë vetëm një Ligë…

Në gjysmëfinalen tjetër, Golden Eagle Ylli ka mundur Teutën dhe kësisoj në finalen e Superkupës Mbarëkombëtare që do të luhet po në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” të Shkodrës, trofeun do ta diskutojnë dy ekipe kosovare, duke treguar edhe njëherë tjetër se niveli i basketbollit atje është më lart se ky në Shqipëri.

Lexoni dhe kete

VLLAZNIA ME PËRBËRJE TË PLOTË NDAJ LAÇIT

Vllaznia vijon përgatitjet për ndeshjen e rradhës, atë që do të luajë ditën e shtunë …