BATICE DETARE NE TALE TE LEZHES

Keto janë pamjet e bregdetit të Tales në Lezhë gjatë ditës së sotme. Uji ka mbuluar brezin e rërës në të gjithë gjatësinë e plazhit. Shkak është bërë batica detare në këtë zonë e cila nisi që prej orës 12. Deti ka avancuar rreth 100 metra në drejtim të tokës dhe niveli i ujit ka arritur deri në 50 cm në zonen e plazhit.

Uji u është afruar banesave dhe bizneseve. Nëse batica vijon të jetë aktive rrezikohet përmbytja e zones së banuar. Situata e krijuar po monitorohet nga Emergjencat Civile. Ata janë vënë në gadishmeri për të ndërhyre në zonat ku mund të krijohen probleme.

Fenomeni i baticave detare ka nisur të përsëritet shpesh herë gjatë viteve të fundit në Lezhë. Në 2010 deti përmbyti dhjetra banesa në në Ishull-Shëngjin, Tale dhe Fushe Kuqe, ndërsa dëmet e shkaktuara ishin të konsiderushme në këto zona.

Lexoni dhe kete

ISH PRESIDENTI NISHANI VIZITON MUZEUN “DEDË GJON LULI”

Me ftese te pasardhesve te heroit dhe atdhetarit te shquar Ded Gjon Lulit, komandit te …