Monday , 25 October 2021

BEQIRI: VLLAZNIA ËSHTË E PARA, DUHET TË BESOJË ENDE

Vllaznia nuk arriti as ndaj Kukësit të fitonte dhe t’i shkëputej ndjekesëve të saj, megjithatë është sërish në vend të parë dhe mund të bëjë mirë edhe në të ardhmen.

Ish- kapiteni i saj Elvin Beqiri beson se skuadra do të gjejë fitoren me Bylisin në ndeshjen e rradhës dhe do të vazhdojë ta ruajë vendin e parë sërish.

Ai ka qenë i ftuar mbrëmjen e së hënës në emisionin “Sport Arena” në televizionin Rozafa, ku është shprehur se kuqeblutë do të rikthehen edhe tek lojërat e bukura…

Pjesë e këtij emisioni ka qenë edhe gazetari sportiv Admir Uruçi që është ndalur gjatë tek veprimi i futbollistit Demir Imeri tek rasti i 11-metërshit, duke e konsideruar veprimin e tij aspak profesional.

Po ashtu pjesë e emisionit ka qenë edhe volejbollisti Nikolin Qafarena i cili është shprehur se Vllaznia sivjet do të ketë pretendime si në kupë ashtu edhe në kampionat.

Lexoni dhe kete

“GOLDEN EAGLE YLLI” FITUES I SUPERKUPËS MBARËKOMBËTARE

Skuadra kosovare Golden Eagle Ylli është shpallur fituese e të parës Superkupë Mbarëkombëtare në basketboll …