Saturday , 27 November 2021

BETEJA PER LEZHEN, GARE E FORTE NE QARKUN QE PRODHON 7 MANDATE

Me publikimin e listave të kandidateve për deputet Partitë Politike në Qarkun e Lezhës kanë nisur betejen elektorale për zgjedhjet e 25-prillit. Ndërkohë që listat sollen jo pak supriza për dy partite kryesore politike të cilët kanë sjell njësëre emrash të rinj.

Ashtu si në vitin 2017-të edhe në këto zgjedhje lista e Partisë Socialiste do të kryesohet nga Ish-Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla, ndërsa emrat e tjerë pasues janë të gjithë të rinj. Kryetari i Partisë Socialiste të Lezhës Eduart Ndreca është numri dy i listës së kandidateve të kasaj force politike në këtë qark, ndërsa e treta në listë renditet Shpresa Marndoj prej kohësh pjesë e kësaj partie dhe administratës publike e cila do të mbuloje zonen e Kurbinit.

I katërti në listen e socialisteve në Qarkun e Lezhës është Gentjan Malotaj i cili ka mbajtur postin e kreut të Njesisë Adminisrative Shëngjin për 1 vit. Ndërsa lista e demokrateve kryesohet nga profesore i gazetarisë Mark Marku i cili ka qenë dhe në vitet 2009-2013 deputet në Qarkun e Lezhës.

Numri dy në listë është analisti Agron Gjekmarkaj e më pas pasohet nga ish-depetetja e Lindita Metaliaj e cila u hoq nga komisioni për të rikandiduar, por që e rikthyer kryesia e Partisë Demokratike.Ndërsa Kurbini do të përfaqësohet nga Kastriot Piroli i cili është prej vitësh pjesë e Partisë Demokratike dhe një emer me mjaft reputacion dhe mbështetje në Kurbin.

Në listen e demokrateve bie në sy kandidimi i Kryetarit të Degës në Lezhës Zef Gjoka si dhe ish-kryekomunarit të Shëngjinit Salvador Kaçaj dhe deputetes së dalë nga Lëvizja Soacialiste për Integrim Elda Hoti e cila pranoi të marrte mandatin dhe në këto zgjedhje vjen si propozim i Partisë Repuplikane.

Beteja për Lezhës i cili prodhon 7 mandate pritet të jetë një përballje interasante, pasi pjesë e fortë e gares janë dhe Lëvizja Socialiste për Integrim e cila kërkon të marrë mandat deputeti apo dhe Lëvizja Vetëvendosje që kandidon me Iliaz Shehun dhe ka nisur fushaten intensive prej disa javesh.

Po në këtë qark garon dhe Lëvizja Për ndryshim listë e cila kryesohet nga Ish-kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli. Kandidatet e të gjitha forcave politike kanë nisur të zbresin në terren, duke kërkuar voten e qytetareve për zgjedhjet e 25-prillit.

Lexoni dhe kete

BERISHA: 11 DHJETORI DO TË JETË FILLIMI I REVOLUCIONIT PAQËSOR

Pavarësisht vendimit të Bashës për mbledhjen e Kuvendit më 18 dhjetor, Sali Berisha ka theksuar …