Përfaqësues të bizneseve në pedonalen “Kolë Idromeno” në qytetin e Shkodrës kanë dalë këtë të martë në një protestë. Disa ditë pas lirimit të hapësirës publike nga Bashkia Shkodër, ato kërkojnë që të shfrytëzojnë përsëri këtë hapësirë.
Ato thonë se nuk përballojnë shpenzimet me këtë kapacitet dhe janë drejt falimentimit…
Disa ditë më parë, rreth 17 subjekte u detyruan të lirojnë hapësirën publike në këtë pedonale pas urdhrit dhe aksionit të Bashkisë Shkodër.