Prekë Gjoni është një i moshuar nga Kopliku, që vijon të jetë prej 6 vitesh nëpër seanca gjyqësore për çështje pronësie. Ai thotë se harta e re gjyqësore i sorollat më shumë dhe është në dëm të qytetarëve…
Ndërkohë, kreu i Dhomës së Avokatisë në Shkodër, Anton Kosteri, kërkoi edhe njëherë vëmendjen e Këshillit të Ministrave për të modifikuar hartën gjyqësore.
Ai bëri me dije se në gjykatën e rrethit gjyqësor Shkodër, këtë të marte, kanë qenë të planifikuara 78 seanca gjyqësore, por mbi 70 prej tyre janë pezulluar. Ndërkohë paralajmëron se bojkoti mund të shtyhet përtej afatit të planifikuar.