Kombëtarja shqiptare është nderuar me kupën e ekipit më të mirë të edicionit të 18-të të Memorialit Ndërkombëtar të boksit “Vllaznia 2022” që u zhvillua për dy ditë me rradhë në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” të Shkodrës.
Një sukses ky që ka ardhur falë suksesit të dy boksierëve të ekipit të Vllaznisë, Arjon Kajoshi e Geljan Rajku që janë shpallur fitues në peshat e tyre. Në edicionin e sivjetëm përveç boksierëve të kombëtares shqiptare kanë marrë pjesë edhe ato të Kosvës, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë.
Përpos Kajoshit e Rajkut, fitues në peshat e tjera janë shpallur edhe bullgari Diaz, malazezët Alkoviç e Puriç si dhe kosovari Muriçi. Në fund të aktivitetit janë ndarë edhe çmmet për më të mirët teksa përpos kupës së ekipit më të mirë, është dhënë edhe kupa për boksierin më të mirë që ka shkuar për atë të Vllaznisë Gelian Rajku, ndërkohë që boksieri më teknik është vlerësuar bullgari Diaz.
Trajneri i kombëtares shqiptare Zef Gjoni është shprehur i kënaqur për suksesin e arritur, e po ashtu edhe boksieri Rajku, në prononcimet e tyre të dhëna pas përfundimit të Memorialit…
Memoriali që zhvillohet prej më tepër se dy dekadash nga Bashkia Shkodër, organizohet në nderim të ish- boksierëve shkodranë që nuk jetojnë më, ndër të cilët edhe për Liman Kullën, veteranin e këtij sporti i ndarë nga jeta kohët e fundit.
Për ta nderuar atë, Federata Shqiptare e Boksit dhe Shoqata e boksit Vllaznia, i kanë dorëzuar një Çertifikatë Mirënjohje familjarëve të tij. Finalet e këtij Memoriali të sivjetëm ashtu si dhe edicionet e tjera të tij, janë transmetuar drejtëpërdrejtë nga ana e televizionit Rozafa duke i përcjellë emocionet e ndeshjeve të zhvilluara përmes ekranit tek shikuesit e tij.