Lorik Boshnjaku ishte blerja e parë e Vllaznisë në këtë merkato vere.
Mesfushori nga Prishtina ka ardhur për të zëvendësuar Krymin dhe pritshmëritë rreth tij janë të mëdha. Ndërkohë vetë lojtari në një prononcim të dhënë për mediat është shprehur i lumtur që është pjesë e këtij klubi historik.
Po ashtu ai ka vlerësuar pritjen shumë të mirë që i është bërë, ka vlerësuar trajnerin Josa me të cilin ka punuar tek Prishtina dhe po ashtu u ka premtuar tifozëve shkodranë se bashkë me shokët e ekipit do të bëjnë çmos për t’i rikthyer Vllaznisë titullin kampion këtë sezon…
Pas Boshnjakut, me skuadrën shkodrane janë bashkuar edhe Shehi e Vulaj dhe ajo tashmë ka filluar të marrë formë, por në ditët në vijim priten të tjera përforcime të cilat do ta bëjnë Vllazninë edhe më të fortë.