Deklarata e dhënë një ditë më parë ku partia demokratike Shkodër denoncon partinë socialiste se po shfrytëzon arsimin parauniversitar i është kundërpërgjigjur sot me një deklarate kryekomunari i Bërdicës Besnik Brahimi i cili tha se godina nuk është shkollë prej vitesh.
Por krejt ndryshe paraqitet situata në ambjentet e kësaj shkolle e po ashtu edhe nxënëesit deklarojnë tjetër gjë.
Edhe krye plaku i fshatit e quan të ligjshme vendosjen e flamujve dhe posterave në këtë godinë.
Një godinë e cila po shfrytëzohet për mbledhje të grup seksioneve të partisë socialiste, e po ashtu edhe për vendosje të flamujve dhe posterave. Në fakt në brendësi të godinës tabela shkruan një ditë normale mësimi e po ashtu bankat janë të mbushura me flamuj. Dy javë më parë nxënësit kanë zhvilluar mësim, godina është shtetërore ndërsa sot shërben për flamuj dhe postera.