Friday , 3 December 2021

BRDARIÇ & ADILI: LUAJMË VETËM PËR FITORE ME PARTIZANIN

Vlllaznia do të kërkojë fitoren në ndeshjen e rradhës për kampionat, atë që do të luhet të shtunën në “Loro Boriçi” ndaj Partizanit.

I këtij mendimi është shprehur trajneri Thomas Brdariç në konferencën e shtypit të pragndeshjes, ku ndonëse e ka pranuar që skuadra do të ketë disa mungesa, sërish objektivi do të jetë vetëm fitorja e këtij takimi.

Përkthimi: “Luajmë ndaj një kundërshtari shumë të fortë. Kemi mungesat e Gurishtës dhe Imamit, por kemi lojtarë që të plotësojmë formacionin. Nuk kanë rëndësi emrat, mjafton të më tregojnë në stërvitje se përse do jenë në fushë.

Partizani është ndër skuadrat më të forta dhe kanë aftësi të mëdha teknike. Ndeshja është e përgatitur për të marrë maksimumin. Sa për liçensimin, ky është lajm I mirë, kjo është gjë me vlerë për Shkodrën dhe futbollin Duhet të qëndrojmë te performanca jonë dhe mos mendojmë çfarë ndodh rrotull”.

Para gazetarëve në prag të sfidës me Partizanin ka dalë edhe mbrojtësi Mevlan Adili i cili ndër të tjera ka thënë se barazim ndaj kësaj skuadre vlen 3 pikë, ndërsa fitorja 6.

Paraditen e së premtes ndërkohë është hedhur edhe shorti i turit gjysmëfinal të kupës së Shqipërisë, sipas të cilit Vllaznia do të luajë në Shkodër ndaj Laçit. Për këtë short, kanë dhënë mendimin e tyre edhe trajneri Brdariç dhe mbrojtësi Adili…

Përkthimi: Sa për shortin më gëzon fakti që do luajmë në shtëpi. E dimë që është I fortë por secili që është në këtë fazë është I rrezikshëm. Pas Partizanit do mendojmë për këtë takim.

Ndeshja gjysmëfinale e Kupës Vllaznia- Laçi do të luhet më 14 prill në “Loro Boriçi” dhe skuadra që do të kualifikohet, do të luajë në finale ndaj fitueses së çiftit Teuta- Skënderbeu.

Lexoni dhe kete

VLLAZNIA NIS TË MENDOJË PËR SFIDËN ME TEUTËN

Dy ditë pushim i ka lënë stafi teknik futbollistët e Vllaznisë pas fitores të së …