Wednesday , 29 September 2021

BRDARIÇ I BINDUR: VLLAZNIA KUALIFIKOHET NDAJ AEL

Një ditë para ndeshjes së kthimit me qipriotët e AEL Limasol, te Vllaznia janë të bindur se mund t’ia dalin të përmbysin shifrat 0-1 të ndeshjes së parë.

Një besim i tillë është shprehur edhe në fjalët e trajnerit Thomas Brdariç në konferencën e shtypit të pragndeshjes. Ai ka deklaruar se skuadra është e vetëdijshme për rëndësinë e ndeshjes dhe do të bëjë maksimumin për të fituar dhe për t’u kualfikuar për në turin e tretë të “Ligës së Konferencës”…

Përkthimi: Është sfidë shumë e bukur për ne. Jemi plot energji, jam krenar për këtë që kemi arritur, edhe Shkodra duhet të jetë krenare për çfarë kemi arritur në këtë fazë. Tani duhet të japim më të mirën që të shkojmë edhe më tej.

E kemi lënë pas ndeshjen në Qipro, jemi të përqendruar për të bërë disa ndryshime themelore dhe profesionale në nivelin e lojës, për të kuptuar nga gabimet, në mënyrë që të fitojmë. Janë një ekip me më shumë buxhet, kanë rroga dhe kushte më të mira. Gjithsesi, ne treguam atje se jemi një ekip. Këtu kemi avantazhin e tifozëve.

Lojtarët e mi janë gjithmonë të bindur dhe gjithmonë gati për të bërë atë që kërkoj unë. Duke llogaritur edhe tifozët, unë jam i bindur për fitore. Është një arritje e jashtëzakonshme ajo që kemi bërë nga sezoni i kaluar. E pamë edhe Teutën, jo gjithmonë e përcakton rezultati i parë se kush do të kalojë. Unë jam me vetëbesim maksimal që do të kalojmë, por duhet një punë e fortë për të fituar këtë betejë.

Përkrah trajnerit në këtë komunikim me mediat ka qenë edhe futbollisti Liridon Latifi, i cili po ashtu është shprehur i bindur për një kualifikim të mundshëm në turin tjetër të këtij kompeticioni…

Ndeshja Vllaznia- AEL Limassol do të luhet të enjten në orën 21.00 në stadiumin “Loro BoriçI’ dhe në rast fitoreje e kualifikimi, ekipi shkodran do të shkruante historinë duke rregjistruar suksesin e tij më të madh në arenën ndërkombëtare.

Lexoni dhe kete

VLLAZNIA U19 FITON 1 – 0 “DERBIN” ME KF SHKODRA

Java e dytë e kampionateve të moshave në futboll ka dhuruar dy sfida në mes …