BRDARIÇ: KËTË HERË I MARRIM PIKË LAÇIT

Në dy përballjet e mëparshme, Laçi ka arritur të fitojë ndaj Vllaznisë, por këtë herë duket se do të jetë ndryshe.

Të paktën këtë përshtypje kanë krijuar pjestarët e saj gjatë gjithë këtyre ditëve të stërvitjes, por një gjë e tillë është shprehur edhe nga ana e trajnerit Thomas Brdariç në konferencën e shtypit të pragndeshjes…

Përkthimi: “Kemi punuar shumë këtë javë. Jam shumë i kënaqur prej ekipit dhe nesër besoj se do të japim maksimumin. Vetëm Imami ka probleme fizike, pjesa tjetër e ekipit është e shëndoshë. Kam shumë lojtarë, jam i kënaqur me gjendjen e tyre.

Çdo lojtar nesër duhet të japë maksimumin ndaj Laçit, sepse është një ndeshje shumë shumë e rëndësishme për ne. Është i vetmi ekip të cilit nuk kemi mundur t’i marrim pikë. Nesër do e provojmë t’i marrim pikë dhe besoj se do të jetë dita jonë. Jemi të përqendruar te ndeshja e kampionatit.

Më e rëndësishme është ndeshja e nesërme ndaj Laçit. Gjendja fizike nuk është e keqe, por jemi të fokusuar te ndeshja e nesërme e kampionatit. Dëshira është t’i fitojmë të dy ndeshjet, në kampionat dhe Kupë. Përgatitja jonë është e mirë, gjendja është pozitive, kemi shumë detyra përpara, i kemi eliminuar disa probleme, tani duhet të shohim se si do të ece skuadra”.

Në të njëjtën linjë me trajnerin ka qenë edhe mesfushori Fjoart Jonuzi. Për të, fusha e Laçit është e vështirë dhe kundërshtari është shumë i fortë, por këtë herë Vllaznia nuk do të dalë pa pikë…

Ndeshja Laçi – Vllaznia e vlefshme për javën e 27-të të Kategorisë Superiore do të luhet të shtunën në orën 16:00 në stadiumin e qytetit të Laçit dhe konsiderohet një sfidë shumë e rëndësishme për të dy ekipet që janë në garë për titullin kampion.

Lexoni dhe kete

KUKËSI – VLLAZNIA, SFIDA HAPËSE E JAVËS SË 32-të

Vllaznia prej dy ditësh ka nisur përgatitjet për ndeshjen e rradhës, atë që do të …