Saturday , 27 November 2021

BRDARIÇ: KUKËSI I FORTË, POR NE DUAM FITOREN

Pas fitores ndaj Dinamos, Vllaznia do të kërkojë edhe një të dytë rradhazi, këtë herë ndaj Kukësit, në ndeshjen që do të luhet pasditen e së dielës në stadiumin e Rrogozhinës.

Në kampin shkodran atmosfera duket shumë e mirë dhe trajneri Brdariç beson tek suksesi. Në prononcimin e dhënë për gazetarët në konferencën e sotme për shtyp, numri 1 i pankinës shkodrane po ashtu ka vlerësuar edhe ekipin e Kukësit.

Përkthimi: Jemi të lumtur për fitoren ndaj Dinamos që na dha atmosferë të mirë, por kjo nuk do të thotë që ne nuk kërkojmë vazhdimësi. Tani jemi gati për ndeshjen ndaj Kukësit.

Shpresoj që fusha të jetë në gjendje të mirë. Kemi punuar për të rregulluar disa gjëra në repartin e mbrojtjes dhe procesi për të ndërtuar një skuadër nuk bëhet pas një ndeshje, por kërkon kohë. Kukësi është një skuadër që bën presing shumë dhe luan një futboll të bukur.

Ne duhet të jemi përkushtuar ndaj tyre e të japim më të mirën tonë që më pas të marrim rezultatin që duam. Vendi i parë? Do të ishte diçka e bukur, por Kukësi nuk do të na lërë shumë hapësira. Ne duhet të punojmë shumë për të marrë atë që kërkojmë nga ndeshja”.

Ndërkohë, autori i golit më të bukur në ndeshjen e kaluar me Dinamon, mesfushori Fjoart Jonuzi që ka qenë përkrah trajnerit sot në konferencën e shtypit, është shprehur se Vllaznia për momentin nuk e ka mendjen tek vendi i parë, por tek ruajtja e vazhdimësisë në rezultate…

Ndeshja Kukësi- Vllaznia, e vlefshme për javën e 6-të të Kategorisë Superiore do të luhet të dielën në orën 13.45 në stadiumin “Egnatia Arena” të Rrogozhinës dhe pritet të dhurojë shumë emocione dhe një futboll të bukur nga të dy ekipet.

Lexoni dhe kete

VLLAZNIA ME PËRBËRJE TË PLOTË NDAJ LAÇIT

Vllaznia vijon përgatitjet për ndeshjen e rradhës, atë që do të luajë ditën e shtunë …