BRDARIÇ: RRADHA TË KALOJMË EDHE TEUTËN

Vllaznia i ka dhënë dorën e fundit përgatitjeve që po zhvillon në Durrës për ndeshjen e rradhës, atë me Teutën dhe gjithçka duket se është në lartësinë e duhur.

Pas fitoreve me Kastriotin dhe Laçin, tani shkodranët do të kërkojnë edhe një të tretë rradhazi. Trajneri Thomas Brdariç në prononcimin e tij për mediat në këtë pragndeshje është shprehur se do të kërkojnë të shfrytëzojnë momentin jo të mirë që po kalojnë durrsakët, por nga ana tjetër, ka kërkuar vlerësim maksimal të kësaj sfide nga futbollistët e tij…

Përkthimi: “Duhet të jemi të përqendruar pas dy fitoreve radhazi. Ne kërkojmë që të jemi të uritur dhe shpresojmë që të marrim rezultatin maksimal. Teuta është skuadra kampione, nga e kaluara ata janë skuadra më e mirë. Kohët e fundit kanë patur disa ngërçe, por për mua nuk janë deçizive rezultatet e fundit të tyre.

E dimë se çfarë është e aftë Teuta të bëjë dhe ne duhet të jemi gati ta përballojmë këtë gjë. E kemi analizuar Teutën dhe themi që ka një mënyrë të veçantë sesi duhet të përballesh ndaj tyre. Për ne është mundësi e mirë që të shfrytëzojnë krizën e tyre në mënyrë që të marrim 3 pikë. Ajo që ka rëndësi është që ne të jemi të fokusuar që të japim më të mirën tone e pastaj gjërat do të vijnë vetë.

Për mendimin tim, kyçe është forma që po kalon një skuadër më pas janë edhe disa aspekte të tjera. Ne do mundohemi të japim më të mirën tonë dhe do të shkojmë nesër në Elbasan për t’i shkaktuar humbjen Teutës”.

Nga ana tjetër, mesfushori Ardit Krymi duke folur para kamerave është shprehur se momentin jo të mirë që po kalon Teuta, do ta kalojnë të gjitha skuadrat, prandaj Vllaznia nuk duhet ta ketë mendjen aty, por të japë maksimumin në fushë për të fituar…

Ndeshja Teuta- Vllaznia, e vlefshme për javën e 11-të të Kategorisë Superiore për shkak të punimeve që po bëhen në stadiumin e Durrësit, do të luhet në “Elbasan Arena” të premten në orën 16.45 minuta.

Lexoni dhe kete

BASKETBOLL/ VLLAZNIA MUND TEUTËN 90 – 71

Basketbollistët e Vllaznisë kanë bërë një paraqitje të shkëlqyer në finalen e dytë ndaj Teutës, …