BRDARIÇ: VLLAZNIA LUAN PËR FITORE NDAJ KUKËSIT

Pas dy ndeshjeve të fundit pa fitore, Vllaznia do të tentojë të rikthehet tek ajo pasditen e së premtes në Elbasan, në përballjen që do të luajë ndaj Kukësit.

Në kampin shkodran janë entuziast se mund t’ia dalin të marrin trepikëshin ndaj këtij kundërshtari, i cili vërtetë nuk po kalon një moment të mirë, por sërish duhet vlerësuar maksimalisht, për vetë përbërjen cilësorë që ka në rradhët e tij.

Trajneri Brdariç në prononcimin e tij për mediat, ka thënë se skuadra do të luajë njëlloj edhe ndaj Kukësit dhe objektivi i vetëm është fitorja.

Përkthimi: “Jemi optimist, pasi gëzojmë një formë të mirë sportive. Kundër Kukësit është një ndeshje ndryshe nga ajo me Teutën. Do luajmë me pasion dhe jemi të kënaqur që ndeshja luhet në një fushë të mira si ajo e Elbasanit. Stili jonë i lojës do të jetë i njëjtë edhe me Kukësin. Na duhet fati për pjesën e finalizimit.

Do bëjmë gjithçka për të shënuar. Kundër Kukësit do të bëjmë maksimumin tonë. Ne jemi një ekip që duam të fitojmë dhe kemi investuar shumë. Duhet t’i marrim ndeshjet seriozisht dhe lojtarët të kënaqen në vazhdim dhe të punojnë fort për të ngritur klubin. Nuk kemi çfarë humbim, luajmë gjithçka për gjithçka në ndeshjet e mbetura”.

Përkrah trajnerit Brdariç, në konferencën e sotme për shtyp ka qenë edhe mesfushori Herald Marku i cili ka dashur t’i japë një përgjigje edhe specialistëve dhe analistëve që e mendojnë Vllazninë jashtë zonës së Kupave të Europës në kampionat…

Ndeshja Kukësi- Vllaznia e vlefshme për javën e 32-të të kategorisë Superiore luhet të premten në ora 18.00 në stadiumin “Elbasan Arena” dhe për kuqeblutë vlen vetëm fitorja.

Çdo rezultat tjetër, do t’i nxjerrë ata jashtë pretendimeve dhe si rrjedhojë ata pritet të marrin maksimumin për të dalë me tre pikë nga kjo sfidë.

Lexoni dhe kete

LOJTARËT E VLLAZNISË NË QENDËR TË MERKATOS

Pezullimi për momentin i procesit të Ankandit të Klubit të Futbollit Vllaznia, duket se ka …