Kjo është pamja e grykederdhjes së Lumit Drin në Lezhë pas reshjeve të fundit të shiut. Plastikë, qelq e mbetje të tjera kanë mbuluar vijen bregdetare në pjesen e Kunës dhe të Vainit.
Kjo situatë e cila është e vazhdueshme dëshmi e ndotjes së madhe që vjen nga dora e njeriut, dhe paaftësia e institucioneve për të menaxhuar mbetjet urbane.
Të hedhura vend e pa vend, reshjet e shiu i mbledhin mbetjet dhe lumi Drin i depoziton në det, duke dhënë një impakt mjaft negativ dhe për turizmin në rajonin e Lezhës.