Thursday , 23 February 2023

BURG PER AUTORIN E DYSHUAR TE ATENTATIT NE KURBIN

Gjykata e Kurbinit ka dhënë masen e sigurise “Arrest në Burg” për 21-vjeçarin Kreshnik Tusha, i dyshuar si një nga autoret e vrasjes së dyfishtë në Kurbin, mbrëmjen e së dieles. Masa e sigurisë për Tushën është bërë mbrëmjen e së martës në spitalin e Traumës në Tiranë ku po merr mjekim, pasi është i plagosur në këmbë.

Referuar provave të paraqitura, Gjykata e Kurbinit ka pranuar kërkesen e prokurorisë për të mbajtur në burg të riun. Sipas burimeve ky i fundit ka mohuar që të ketë lidhje me ngjarjen, por pritet përgjigjia e analizimit të njollave të gjakut që do të faktojnë ose jo përfshirjen e tij në këtë krim. Dy biznesmenet Bujar Lika (Hasani) dhe Paulin Gjergji (Markaj u ekzekutuan mbrëmjen e 30 majit, jashtë ambjenteve të një hoteli ne autostraden Milot-Mamurras prane fshatit Gjorm të Kurbinit.

Skena e krimit është fiksuar nga kamerat e sigurise të hotelit ku ndodhi ngjarje, teksa duket një përson i maskuar që del nga nje automjet dhe qëllon në drejtim të dy personave. Në ato momente 37-vjeçari Bujar Lika (Hasani) ka hapur zjarr ndaj atentatorit, duke qëlluar me pistolete në drejtim të tij. Dy nga plumbat e kanë kapur në këmbën e djathtë atentorin i cili mbeti i plagosur, por që u mor nga dy persona të tjerë dhe u largua nga vendi i ngjarjes.

Lexoni dhe kete

VIJON OPERACIONI POLICOR “FIJET”

Policia e Shtetit vijon me fazën e dytë të planit operacional policor të koduar “Fijet”. …