BURRI ME I MOÇEM I MIRDITES

Ky i moshuar në fshatin Ndërfuhash të Mirditës mban mbi supe plot 1 shekull jetë. Pjeter Tusha ka lindur me 3 qershor të vitit 1920 dhe është babai i 6 fëmijeve.

Plaku shekullor i cili jeton me familjen e të birit është bërë disa herë stërgjysh dhe njëherë stertëgjysh. Ai tregon se në vazhdimësi ka qenë punëtor krahu dhe ka kaluar një jetë mjaft të vështire, teksa rendit të gjitha periudhat që ka kaluar vendi që para kohës së Zogut.

I moshuari tregon pjesa më e vështire e jetës së tij ka qenë pjesmarrja në luften Greko-Shqiptare në vitin 1949 ku dhe është vlersuar me dekorata.

Pavarësisht moshës Pjeter Tusha gëzon shëndet të plotë, teksa gjatë gjithë jetës së tij nuk ka patur asnjë sëmundje. Puna në baçen përreth shtëpisë është pjesë e përditshmerisë së këtij të moshuari edhe në ditet e sotme.

Pjeter Tusha nuk ka qenë asnjehërë konsumues duhani, teksa djali i tij i madh thotë se jetëgjatësia është në genin e tyre.

Ky i moshuari i cili ka nisur shekullin e dytë të jetës së tij mund të konsideroher pa frike si simboli i jetëgjatësisë jo vetem në Mirditë, por në mbarë shqipërinë dhe me gjere.

Lexoni dhe kete

KRIM MJEDISOR NE RRUGEN E SHENGJINIT

Mbetje peshku dhe gjallesave të tjera ujore kanë mbulur rrugen drejt zones turistike të Shëngjinit. …