Thursday , 23 February 2023

AKTUALITET

BASHKIA SHKODËR VLERËSON ELJAZ GURIN

Në vlerësim të kontributit të tij në sportin e mundjes klasike ku numëron mbi 10 trofe si kampion kombëtar dhe kupa republike, kryetari i bashkisë Shkodër Bardh Spahia i akordoi titullin “Mirënjohje”, mundësit Eljaz Guri. Spahia theksoi vemendjen që i ka kushtuar vlerësimit të këtyre personaliteteve si një moment për të dhënë mesazhin e tij tek të rinjtë që sa …

Lexo me shume

USH, CEREMONIA E DIPLOMIMIT PËR VITIN AKADEMIK 2021-2022

Universiteti i Shkodrës ka organizuar këtë të hënë ceremoninë e diplomimit për vitin akademik 2021-2022. Në fjalën e saj, rektorja Suzana Golemi tha se historia e Universitetit të Shkodrës është shembulli i zhvillimit të një institucioni model në fushën e arsimit të lartë në Shqipëri… Në këtë ceremoni merrnin pjesë edhe drejtues të institucioneve të rëndësishme në Shkodër… Ceremonia u …

Lexo me shume

“DUKAGJINI KËRKON RRUGËN”

Banorë dhe ish banorë të zonës së Dukagjinit kanë dalë këtë të hënë në një protestë për rrugën e amortizuar. Protesta nisi para Bashkisë Shkodër, ku banorët kërkojnë ndërhyrje në këtë segment rrugor të lënë në harresë prej vitesh… Më pas, protesta u zhvendos para prefekturës së Qarkut Shkodër, ku u lexua një deklaratë në emër të komunitetit dukagjinas. Në …

Lexo me shume

PROGRAMI I BONUSIT TË RIJETËSIMIT NË SHKODËR

Shkodra ishte ndalesa e radhës e ministres së kulturës, Elva Margariti, për të folur për programin e bonusit të rijetësimit. Ministrja Margariti tha se vitin e kaluar ka pasur 96 aplikues në të gjithë vendin, teksa qëllimi kryesor është që të kthehet në një formulë ekonomike për përfituesit e këtij programi. Margariti lëshoi edhe një batutë, ku tha se kur …

Lexo me shume

DËMTOHEN PËRSËRI STOLAT NË PEDONALEN E SHKODRËS

Vetëm 1 javë nga përfundimi i punës për zëvendësimin e stolave të dëmtuar në pedonalen e “Molos”, Bashkia Shkodër gjendet sërish përballë një akti vandal. Persona të paidentifikuar kanë djegur dhe vjedhur stolat e riparuar në këtë shëtitore, duke shkaktuar një tjetër dëm në investimet publike në Shkodër. Bashkia i bën sërish thirrje organeve ligjzbatuese të veprojnë duke identifikuar dhe …

Lexo me shume

“MIRËNJOHJE” PËR KONTRIBUTIN SI FUTBOLLIST I VLLAZNISË

“Mirënjohje” për kontributin e dhënë si futbollist i formacionit titullar të Vllaznisë kampione dhe fituese të Kupës së Shqipërisë së viteve 70-të. Është ky vlerësimi që kryebashkiaku i Shkodrës Bardh Spahia zgjodhi t’i dorëzojë në ditën e lindjes ish mesfushorit të Vllaznisë Çesk Ndoja. Megjithëse u shkëput herët nga sporti ne moshen 28-vjeçare, Ndoja la gjurmët e tij krah emrave …

Lexo me shume

BARDH SPAHIA, TAKIM ME TË RINJTË E QYTETIT

Kryetari i Bashkisë Shkodër, Bardh Spahia, zhvilloi një takim me të rinjtë e qytetit, ku në fokus ishte diskutimi i problematikave me të cilat ato përballen. Ajo që mbetet shqetësimi kryesor është largimi i rinisë, plagë për të cilën Spahia theksoi se duhet punë dhe koordinim i të gjitha institucioneve shtetërore për ta frenuar këtë hemoragji. Shkodra sipas Spahisë është …

Lexo me shume

ANALIZA E PUNËS VJETORE E ZVA SHKODËR PËR VITIN 2022

Zyra Vendore Arsimore Shkodër ka zhvilluar një analizë të punës vjetore për vitin 2022. Në fjalën e saj, drejtuesja e këtij institucioni Brisela Kadija tregoi objektivat që janë për këtë vit, ku theksoi se në prioritet është rritja e notës mesatare në maturën shtetërore… I pranishëm në mbledhje ishte edhe drejtori i Drejtorisë Arsimore Rajonale Lezhë, Hasan Muça… Në këtë …

Lexo me shume

“TEMPERATURA -21 GRADË NË QAFË THORE”

Në ditët e fundit, qarku i Shkodrës është përfshirë nga temperaturat e ulëta. Kështu, temperaturat kanë arritur deri në -21 gradë celsius në Qafë Thore, -18 në Vermosh dhe deri në -12 gradë në aksin e Fierzës. Pavarësisht kësaj, përgjegjësi i autoritetit verior të rrugëve, Hajrullah Sylja, thotë se të gjitha akset janë të kalueshme, por nevojiten gomat dimërore… Sylja …

Lexo me shume

SHKODËR, DËMTIMI I STOLAVE NË PEDONALEN E “MOLOS”

Bashkia Shkodër ka nisur riparimin e stolave në pedonalen e “Molos” në hyrje të qytetit. Janë mbi 80 ulëse që janë dëmtuar, ku në pjesën më të madhe shkaktare ka qënë dora e njeriut, e cila nuk ka kursyer as këtë investim publik. Drejtori i shërbimeve publike në bashki, Alfred Luleta, u bën thirrje qytetarëve t’i mbrojnë këto investime, pasi …

Lexo me shume