Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit në Bashkinë Shkodër, në bashkëpunim me Policinë Bashkiake dhe mbështetjen e Policisë së Shtetit, ka nisur këtë të enjte lirimin e hapësirave publike në zonën e pallateve në Oblikë Qendër. Ndërhyrja parashikon heqjen e rrethimeve në hapësirën përreth 12 pallateve, teksa nga lirimi i hapësirave publike dhe projekti i rikualifikimit do të përfitojnë 98 familje …
Lexo me shumeAKTUALITET
LUMI DRIN “MBULOHET” NGA PESHQ TE NGORDHUR
Kjo ishte pamja e Lumit Drin në Lezhë këtë të merkure. Peshq te ngordhur kanë dalë në siperfaqen e ujit, pergjatë gjatësisë se Lumit nga Balldreni deri në grykederdhje në det. Peshqit e ngordhur jane konstatuar që prej pasdites të së martes, ndërsa ende nuk dihet shkaku i kesaj situate. Peshkatare e qytetare kërkojnë identifikimin dhe ndëshkimin e personave përgjegjes. …
Lexo me shumeKËRKIMET ARKEOLOGJIKE NË ZONËN E BUSHATIT
Projekti shqiptaro-polak rikthehet në Shkodër në vitin e tretë të kërkimeve në zonën e Bushatit. Arkeologët këtë vit ekspeditën e kanë përqëndruar në nivelin e mesëm të qytetit, për të kuptuar edhe më mirë shtrirjen e tij. Saimir Shpuza thotë se qytete të tilla kërkojnë shumë vite për gërmime arkeologjike për dokumentim. Nga 2018, ky mision tashmë po kryen kërkime …
Lexo me shumeLARGIMI I DREJTORES SË SHKOLLËS “NDOC MAZI” NGA DETYRA
Nxënës, prindër dhe mësues të shkollës 9-vjeçare “Ndoc Mazi” në qytetin e Shkodrës dolën këtë të premte në një protestë, duke bojkotuar mësimin. Shkak është bërë largimi i drejtores së shkollës, Valbona Idrizi, që sipas prindërve është bërë për qëllime politike. Në mbështetje të drejtores ishin edhe mësuese të shkollës… Prindërit paralajmërojnë se do të ketë bojkot total të mësimit …
Lexo me shumeRADHËT E QYTETARËVE NË SPITALIN E SHKODRËS
Spitali Rajonal i Shkodrës përballet me radhë të gjata të qytetarëve për të kryer vizita të ndryshme. Për këtë, nëndrejtorja e re teknike e këtij spitali, Holta Duda, ka vënë theksin tek konsultat të cilat realizohen në poliklinikë dhe në spital. Ajo sqaron se vizitat kryhen në bazë të sistemit të referimit dhe kërkon që të zbatohet ky sistem, i …
Lexo me shumeDREJTORI I ARSIMIT NË BASHKINË SHKODËR, TAKIM ME DREJTORËT E SHKOLLAVE
Drejtuesi i Drejtorisë Ekonomike të Arsimit në Bashkinë Shkodër Ergys Ivziku ka zhvilluar një takim me drejtorët e shkollave që ndodhen në territorin e Bashkisë. Një takim i cili ka si qellim njohjen me problematikat që kanë shkollat në bashki. Takimi u organizua në bashkëpunim me Zyren Vendore të Arsimit të Shkodër… Nevojat për përmirësimin e infrastrukturës në shkolla dhe …
Lexo me shumeMASAT E OSHEE PËR SEZONIN TURISTIK
Në një komunikim me mediat, drejtori i OSHEE për rajonin e veriut, Armand Zhuka, bëri me dije se janë marrë të gjitha masat nga OSHEE për sezonin turistik në zonat bregdetare dhe malore. Ai garantoi të gjithë subjektet turistike se do të jenë të furnizuar 24 orë me energji elektrike, ndërsa e pranoi se janë konstatuar shkelje… Ndërkohë, një paralajmërim …
Lexo me shumeBIZNESET NË PEDONALEN “KOLË IDROMENO” NË PROTESTË
Përfaqësues të bizneseve në pedonalen “Kolë Idromeno” në qytetin e Shkodrës kanë dalë këtë të martë në një protestë. Disa ditë pas lirimit të hapësirës publike nga Bashkia Shkodër, ato kërkojnë që të shfrytëzojnë përsëri këtë hapësirë. Ato thonë se nuk përballojnë shpenzimet me këtë kapacitet dhe janë drejt falimentimit… Disa ditë më parë, rreth 17 subjekte u detyruan të …
Lexo me shumeDITA E DREJTËSISË, AKTIVITET NË SHKODËR
Një aktivitet është zhvilluar këtë të marte në Gjykatën e Apelit Shkodër në kuadër të “Ditës së Drejtësisë”, që shënohet me 10 maj. Në fjalën e tij, Fuat Vjerdha, kryetar i Gjykatës së Apelit Shkodër, tha se drejtësia fillon nga policia dhe sa më cilësore të jenë veprimet e kryera nga punonjësit e policisë në çështjet penale me vendngjarje, aq …
Lexo me shumeI RIU NË SHKODËR QË ‘LUFTON’ PËR REKORD GUINNESS
Ky është Safet Plangaj, një i ri në Shkodër me aftësi të kufizuara, por asgjë nuk e ka ndalur që të realizojë ëndërrat e tij. Këtë të dielë, ai zhvilloi një demostrim të ushtrimeve të forcës në kushte ekstreme për rekord Guinness. Për Safetin, kjo është një punë që kërkon disa vite stërvitje dhe është diçka që nuk e ka …
Lexo me shume