Thursday , 23 February 2023

AKTUALITET

FESTA E KRISHTLINDJES, URIMI I MYFTINISË SHKODËR

Nëpërmjet një letre të drejtuar Mons. Angelo Massafrës, myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed Sytari, ka përcjellë urimin e Myftinisë Shkodër me rastin e festës së Krishtlindjes. “Ne kushtet e padeshiruara te kufizimeve per shkak te Covid-19, jam i detyruar t’ju percjell kete urim te perzemert nepermjet kesaj shkrese, edhe pse deshira ishte qe te takoheshim nga afer. Ditet dhe ngjarjet …

Lexo me shume

GRABITJA E KABLLOVE TË SISTEMIT TË NDRIÇIMIT PUBLIK NË SHKODËR

Bashkia Shkodër po ndeshet me një problematikë në kohët e fundit. Persona të papërgjegjshëm vijojnë të dëmtojnë sistemin e ndriçimit rrugor publik në rrugën e Shirokës. Përgjegjësi i Njësisë së Shërbimeve në Bashkinë Shkodër, Altin Salihi, thotë se grabitja e kabllove të sistemit të ndriçimit publik është kthyer në një gangrenë. “Ne punojmë dhe zëvendësojmë ditën kabllot e grabitura, natën …

Lexo me shume

SITUATA NË ZONAT MALORE NGA BORA, FLET BILALI

Banorët e Thethit po përballen me një tjetër dimër të ashpër, si shkak i reshjeve të borës. Por, për ministren e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Edona Bilali, kjo është një situatë e cila përsëritet çdo vit dhe rruga e Thethit është e vështirë të rrijë gjatë gjithë kohës e hapur për shkak të orteqeve. Bilali foli edhe për rrugën …

Lexo me shume

SHEMBET MURI RRETHUES I SHKOLLËS 9-VJEÇARE NË TRUSH

Prej 2 ditësh është shembur muri rrethues i shkollës 9-vjeçare “Seit Can Tagani” në fshatin Trush të Bashkisë Shkodër. Drejtorja e shkollës, Bese Pëllumbi, thotë se ka 2 vite që është shtruar si ankesë për murin rrethues të shkollës, por nuk ka pasur asnjë reagim dhe kjo ka paraqitur rrezik për jetën e nxënësve. Shkolla është ndërtuar që në vitin …

Lexo me shume

VITI I RI 2022 I GJEN MË TË VARFËR QYTETARËT SHKODRANË

Viti i ri 2022 duket se i gjen më të varfër qytetarët shkodranë. Një gjë e tillë pranohet nga ana e tyre, të cilët flasin për një krizë dhe rritje çmimesh. Sipas tyre, një varfëri e tillë nuk është parë prej kohësh. Nga ana tjetër, edhe vetë tregtarët e pranojnë se nuk ka blerje. Merkata e Rusit në qytetin e …

Lexo me shume

KËRKESA E BANORËVE PËR RRUGËN E KOMANIT, REAGON BABANI

Në përgjigje të ankesës së banorëve të Komanit, kryebashkiaku i Vau i Dejës, Mark Babani, tha se kjo rrugë është problem i madh për alpet e veriut, por problem edhe për zhvillimin e atyre zonave. Sipas tij, Vau i Dejës është një nga zonat më të varfëra dhe në 30 vite vetëm kanë përfituar nga kjo zonë prej HEC-eve. Babani …

Lexo me shume

BANORËT E KOMANIT, TAKIM NË BASHKINË VAU I DEJËS PËR RRUGËN

Banorët e Komanit nuk ndalen në kërkesat e tyre për asfaltimin e rrugës. Këtë të marte, ato kanë zhvilluar një takim me kryebashkiakun e Vau i Dejës, Mark Babani. Ato kërkojnë që qeveria t’u japë dritën jeshile për rrugën. Nëse nuk nis puna për rrugën, do të ketë shumë protesta ose pasoja thonë banorët. Më herët, banorët kanë zhvilluar edhe …

Lexo me shume

DEBATI PËR FJALËT E AMBASADORIT TURK NË SHKODËR, REAGON REKTORJA GOLEMI

Pas kritikave të studiuesit Dom Nikë Ukgjini për fjalët e ambasadorit turk në vendin tonë, ka reaguar edhe rektorja e Universitetit të Shkodrës, Suzana Golemi, e cila ka qenë e pranishme në atë takim. Nëpërmjet një mesazhi të shpërndarë për mediat, Golemi shprehet: “Dua të sqaroj opinionin publik në lidhje me diskutimet që u bënë gjatë këtyre ditëve mbi vizitën …

Lexo me shume

KONFERENCË SHKENCORE NDËRKOMBËTARE PËR ATË GJERGJ FISHTËN

Një konferencë shkencore ndërkombëtare është organizuar këtë të mërkurë në kuadër të 150-vjetorit të lindjes së poetit Atë Gjergj Fishta. Konferenca titullohej “Atë Gjergj Fishta: kërkime dhe interpretime”. Në fjalën e saj, rektorja e Universitetit të Shkodrës, Suzana Golemi, tha se Universiteti ka luajtur një rol të rëndësishëm në ridimensionimin e figurës së Atë Gjergj Fishtës, ndërsa At Pashko Gojçaj …

Lexo me shume

DEKLARATA E AMBASADORIT TURK NË SHKODËR

Deklarata e ambasadorit turk në vendin tonë, Murat Ahmet Yoruk, e bërë para disa ditësh nga Shkodra se “Perandoria Osmane ka mbrojtur trojet shqiptare” ka sjellë reagimin e ashpër të studiuesit Dom Nikë Ukgjini. Ai tha se të tillë persona duhet të jenë shumë të kujdesshëm dhe të mos prekin historinë nëse nuk e njohin. Dom Ukgjini tha se njeriu …

Lexo me shume