Punësimi i personave me aftësi të kufizuar ishte në fokus të një takimi të zhvilluar këtë të mërkurë në Shkodër. Ndërkohë, kryetari i shoqatës së para dhe tetraplegjikëve Shkodër, Saimir Beqiri, thotë se nuk zbatohet ligji për punësimin e këtyre personave edhe pse paguajnë taksat rregullisht si qytetarët e tjerë, ndërkohë përballen me vështirësi të shumta. Në Shkodër janë rreth …
Lexo me shumeAKTUALITET
RRUGA NË VELIPOJË NË ERRËSIRË
Plazhi i Velipojës është shumë i frekuentuar në periudhën e verës, por edhe gjatë pjesës tjetër të vitit vazhdon të ketë shumë vizitorë, sidomos nga komuniteti shkodran, një pjesë e madhe e të cilëve jetojnë gjatë të gjithë vitit në banesat e tyre private që kanë në zonën e plazhit. Pa harruar edhe nga qytetet e tjera të Shqipërisë dhe …
Lexo me shumeTAKIM NË REKTORATIN E UNIVERSITETIT TË SHKODRËS
Instituti i Zgjedhjeve në bashkëpunim me Qendrën Hapa të Lehtë Shkodër organizoi këtë të marte një takim me stafin akademik të Universitetit të Shkodrës. Takimi vinte në kuadër të projektit “Rritja e cilësisë së përfaqësimit në organet e zgjedhura të pushtetit vendor”. Të pranishmit theksuan rëndësinë e ndërhyrjeve në legjislacion për të bërë të mundur rritjen e përfaqësimit të qytetarëve. …
Lexo me shume1400 MAMOGRAFI TË KRYERA NË SHKODËR NË MUAJIN TETOR
Gjatë gjithë muajit tetor janë kryer rreth 1400 mamografi në spitalin rajonal të Shkodrës dhe në poliklinikën e qytetit, ku 22 raste janë drejtuar tek mjeku specialist për kontroll më të hollësishëm. Shprehet kështu Megi Bilali, shefe e shërbimit parësor, që shton se mamografia vijon të jetë falas gjatë gjithë vitit. Muaji Tetor shënohet si muaji i ndërgjegjësimit në luftën …
Lexo me shume2 NËNTOR, DITA E PËRKUJTIMIT TË VDEKURVE
Besimtarët e krishterë kanë përkujtuar këtë të marte “Ditën e Purgatorit” në varrezat e Rrmajit të qytetit të Shkodrës. Data 2 nëntor shënon ditën e “Të gjithë të vdekurve”. Në fjalën e tij para besimtarëve, arqipeshkvi i dioqezës Shkodër- Pult, Imzot Angelo Massafra, tha se përkujtimi i të vdekurve na nxit të meditojmë mbi misterin e jetës apo vdekjes. 2 …
Lexo me shumeAPLIKIMI I DOZËS SË TRETË TË VAKSINËS ANTI-COVID
Ashtu si në të gjithë vendin, edhe në Shkodër, nga kjo e hënë ka nisur aplikimi i dozës së tretë të vaksinës anti-covid. Vaksinë e cila do të aplikohet për qytetarët të cilët janë mbi 60 vjeç dhe tek ata persona që kanë mbi 6 muaj nga marrja e dozës së dytë. Kryevaksinatori Arben Xhabija thotë se ka pasur interes …
Lexo me shumeHISTORIA E 2 GRAVE SHKODRANE ME KANCERIN E GJIRIT
Fatmira Vata është një grua shkodrane, e cila ka kaluar kancerin e gjirit. Ajo tregon kur e ka zbuluar, ndërkohë ka kritika për shëndetësinë. Edhe Kujtime Nurja është një tjetër grua që ka kaluar kancerin e gjirit, madje është operuar dy herë brenda tre muajve dhe thekson se gratë neglizhojnë dhimbjet e trupit. Muaji tetor shënohet si muaji i ndërgjegjësimit …
Lexo me shumeBASHKIA LEZHE FAL TARIFEN E SHERBIMEVE PER DEBITORET
Bashkia Lezhë do të falë të gjitha detyrimet e prapambetura para vitit 2021 të tarifes së shërbimeve publike për familjaret, nëse ata do i paguajnë taksen për pasurinë deri në fund të këtij viti. Propozimi u miratua nga Këshilli Bashkiak dhe sipas kryebashkiakut Pjerin Ndreu këto masa lehtësuese janë ndërmarrë për tju ardhur në ndihmë debitoreve të cilët janë të …
Lexo me shumeISH-BURGU I SPAÇIT KTHEHET NE GERMADHE
Ish-burgu famkeq i Spaçit në Mirditë po rrezikon seriozisht ekzistencen e tij. Një pjesë e godinave të simbolit të komunzmit në Shqipëri janë shembur e kthyer në gërmadha e të tjerat rrezikojnë të bien. Mungesa e vemendjes nga institucionet përgjegjesë ka sjelle degradimin e ish-burgut të Spaçit. Situata në të cilen ndodhet ish-burgu ka tërhequr vemendjen e organizateve të ndryshme …
Lexo me shumePËRMBYTJET DHE RESHJET E DËBORËS, MBLEDHJE NË SHKODËR
Marrja e masave për përmbytjet dhe reshjet e dëborës në stinën e dimrit ka mbledhur në një takim drejtuesit e institucioneve të Qarkut Shkodër. Prefektja Majlinda Angoni bëri me dije se aksi Tamarë-Vermosh dhe Bogë-Theth tashmë do të jenë nën administrim të ARRSH dhe nuk do jenë më në varësi të bashkive. Ndërkohë, kryetari i Bashkisë Vau i Dejës, Mark …
Lexo me shume