Thursday , 23 February 2023

SOCIALE

FESTIVALI “KOLIQIANA” SJELL PËR SPEKTATORIN SHFAQJEN “KOPSHTI”

Nje i ri i cili rikthehet pas 10 viteve ne Shkoder dhe kujton se cdo gje eshte njelloj, ne fakt njelloj eshte vecse njerezit kane ndryshuar. Ndersa oborret dhe kopshtet e shkodres jane te njejta. Ne naten e trete te festivalit “Koliqiana” eshte vene ne skene dramatizimi i tregimit ” Kopshti” te Ernest Koliqit dhe me regji te Vladimir Doda… …

Lexo me shume

NGA HOLANDA PËR TË PREZANTUAR EKSPOZITËN E TIJ NË SHKODËR

Kishte ardhur nga Holanda për të prezantuar ekspozitën e tij në Shkodër. Piktori Ejup Deari prezantoi punimet e tij në një ekspozitë të veçantë të titulluar “Bacterial time” ose koha e baktereve apo viruseve, që lidhet drejtpërdrejtë me situatën e pandemisë. Ekspozita kishte interes nga të pranishmit, të cilët diskutuan edhe për tematikat e disa punimeve.

Lexo me shume

EDICIONI I 12-të I KONCERTIT TË KOREVE

Në kuadër të aktiviteteve të përvitshme, kisha “Shën Gjon Bosko” në Shkodër ka organizuar edicionin e 12-të të koncertit të koreve në nder të Zojës Ndihmëtare. Nën moton “Kush këndon lutet dy herë”, ky edicion bëri bashkë besimtarë katolikë dhe animatorët e oratorit “Don Bosko”. Përmes koncertit, 10 kore të dioqezës së Shkodrës përformuan këngë në gjuhë të ndryshme me …

Lexo me shume

“SFIDAT DHE ARRITJET E MUSLIMANËVE SHQIPTARË NË PERËNDIM”

Myftinia Shkodër ka organizuar pasditën e së premtes një tribunë fetare në oborrin e xhamisë Ebu Beker. Tema ishte “Sfidat dhe arritjet e muslimanëve shqiptarë në perëndim.” Për myftiun e Shkodrës, imam Muhamed Sytari, ky islam do të vazhdojë të na drejtojë drejt edukimit të rinisë dhe shoqërisë tonë. Të ftuar ishin edhe kryetari i federatës muslimane në Zvicrën Lindore …

Lexo me shume

“DANTE ALIGIERI, PROFET I SHPRESËS DHE POET I DËSHIRËS NJERËZORE”

Dante Aligieri, profet i shpresës dhe poet i dëshirës njerëzore. Kështu titullohej mbrëmja danteske kushtuar poetit në 700-vjetorin e vdekjes së tij. Aktiviteti u organizua në rektoratin e Universitetit të Shkodrës. Aktiviteti vinte i organizuar falë bashkëpunimit të Konferencës Ipeshkvore të Shqipërisë dhe Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, departamenti i letërsisë.

Lexo me shume

THEMELIMI I SHOQATËS KOMBËTARE “POSTRIBA”

22 maj shënon themelimin e shoqatës kombëtare “Postriba”. Në këtë datë të rëndësishme për këtë shoqatë u organizua një aktivitet shkencor dhe kulturor në kalanë e Drishtit. Ish-kryetari i komunës Postribë, Faz Shabaj, vlerësoi aktivitetin e kësaj shoqate. Në këtë aktivitet merrnin pjesë akademikë dhe historianë shqiptarë, por edhe të ftuar nga diaspora.

Lexo me shume

“ARKITEKTURA E SALZBURGUT” NË “ARKA”

Ambasada Austriake në Tiranë në bashkëpunim me “Polis” dhe qëndrën rinore Arka në Shkodër në kuadër të javës europiane, kanë çelur ekspozitën lëvizëse “Arkitektura në Salzburg”. Deri në fillim të shekullit të 19-të, Salzburgu ishte në një situatë të veçantë politike si një kryepeshkopatë e pavarur, e cila ishte shumë më e gjerë se Provinca e sotme Austriake. Për shekuj …

Lexo me shume

MESHA KRIZMALE NË KATEDRALEN E SHKODRËS

Pasditën e së enjtes është mbajtur Mesha Krizmale në Katedralen e Shkodrës. Një meshë në të cilën është dita kur kujtohet dhurata e Jezusit para pashkëve. Në fjalën e tij para besimtarëve, arqipeshkvi i dioqezës Shkodër-Pult, imzot Angelo Massafra tha se mesha e shenjtë e Krizmës na bën që ta përqendrojmë vëmendjen tonë te Krishti. Kjo festë zakonisht bie midis …

Lexo me shume

DITA NDËRKOMBËTARE E JETIMËVE

20 maj shënon Ditën Ndërkombëtare të Jetimëve. Kryetari i shoqatës së jetimëve në Shkodër, Sokol Murati, ankohet se nuk ka treg pune për jetimët, ndërkohë flet edhe për ligjin e kujdestarisë. Në këtë shoqatë bëjnë pjesë 250 fëmijë jetimë dhe 60 të tjerë që janë rritur në institucione shtetërore.

Lexo me shume

55-VJETORI I ANSAMBLIT “ÇIFTELIA” NE LEZHE

E marta e 18 majit ishte ditë feste në Lezhë. 55-vjetori i krijimit të ansamblit “çiftelia” bëri bashkë, rapsod, instrumentist e krijues të këtij rajoni.Ata përformuan në skenen e pallatit të kultures “Ded Ndue Lazri”, duke shpalosur vlerat e tyre artistike. Aktiviteti u organizua nga Bashkia, në nderim të artisteve lezhjan që i dhanë emrin, shpirtin dhe vlerat e tyre …

Lexo me shume