Thursday , 23 February 2023

SPORT

VLLAZNIA U19 NDAL SERINË E FITOREVE

Pas 8 fitoresh rradhazi në kampionat, ndalet Vllaznia U19. Në ndeshjen e rradhës, atë të luajtur në transfertë ndaj ekipit të Shënkollit, skuadra shkodrane është mundur me rezultatin 2-0. Por pavarësisht këtij fakti, ajo vazhdon të mbajë vendin e parë të renditjes edhe pas javës së 16-të të kampionatit. Në ndeshjen e luajtur në fushën e Shënkollit pasditen e së …

Lexo me shume

VOLEJBOLL/ VLLAZNIA E FEMRAVE MUNDET 0 – 3 NË KORÇË

Vllaznia në volejboll për femra nuk ia ka dalë të marrë fitoren në ndeshjen e rradhës për kampionat, atë të luajtur në Korçë ndaj Skënderbeut vendas. Në këtë takim përballë ekipit kryesues të renditjes, vajzat shkodrane janë mundur me rezultatin e pastër 3-0, duke treguar edhe njëherë se kanë diferenca me kundërshtaret, në rradhët e të cilave luajnë edhe pesë …

Lexo me shume

VLLAZNIA E FEMRAVE NUK NDALET. MUND 6 – 0 MURLANIN

Vllaznia e futbollit të femrave e ka nisur edhe fazën e dytë të kampionatit me fitore. Në ndeshjen e parë të saj, atë ndaj Murlanit të luajtur në fushën sportive “Reshit Rusi”, ekipi kuqeblu ka fituar me rezultatin e thellë 6-0. Ka qenë një takim i dominuar prej ekipit të Vllaznisë që në pjesën e parë shënoi tre gola, me …

Lexo me shume

VATA: VLLAZNIA, SKUADRA MË E NDERSHME NË FUTBOLLIN SHQIPTAR

Vllaznia është një skuadër që prodhon futbollin më të bukur në kampionatin shqiptar, por ka problem në finalizim. Ky është mendimi i ish futbollistit të njohur, Rudi Vata. Sipas Vatës, i vetmi objektiv për Vllazninë e këtij sezoni është fitimi i Kupës së Shqipërisë, pasi vështirë që Tirana të lëshojë pozicionin që ka… Për Vatën, Vllaznia është skuadra më e …

Lexo me shume

TË DIELËN “DERBI” I FEMRAVE VLLAZNIA – MURLANI

Faza e dytë e kampionatit të futbollit të femrave do të nisë këtë javë me derbin Vllaznia- Murlani që do të luhet ditën e dielë në orën 14.00 në fushën sportive “Reshit Rusi”. Në prag të kësaj ndeshje, trajneri i Vllaznisë Nikolin Leka në një prononcim për mediat është shprehur se objektivi i skuadrës së tij padyshim që është fitorja …

Lexo me shume

VLLAZNIA NDAJ PARTIZANIT VETËM PËR FITORE

Vllaznia e futbollit po vijon përgatitjet për ndeshjen e rradhës për kampionat, atë që do të luajë të shtunën në ora 16.45 në “Air Albania” ndaj Partizanit. Atmosfera në skuadër duket shumë e mirë dhe këtu padyshim që ka ndikuar edhe fitorja e fundit ndaj Teutës. Stafi teknik dhe lojtarët janë të bindur se vendi i katërt që ato kanë …

Lexo me shume

BASKETBOLL/ VLLAZNIA FITON NDAJ PARTIZANIT

Vllaznia e basketbollit të meshkujve është rikthyer tek fitoret në kampionat duke mundur në sfidën e javës së parë të fazës së dytë të kampionatit ekipin e Partizanit me rezultatin 69 me 52. Ky takim është luajtur në pallatin e sportit “Asllan Rusi” të kryeqytetit dhe ka treguar një dominim në kuqebluve në shumicën e tij. Në periodën e parë …

Lexo me shume

RUDI VATA KOMENTON GARËN PËR KREUN E FSHF

Ish kapiteni i Kombëtares Shqiptare, Rudi Vata, ka komentuar garën për kreun e Federatës Shqiptare të Futbollit. Sipas Vatës, sistemi shqiptar ka treguar që nuk është i drejtë dhe i ndershëm. Por, çfarë ndodh me futbollin shqiptar nëse Duka qëndron edhe 4 vite të tjera në krye të FSHF? Më tej, Vata shton se në përgjithësi futbolli shikohet si lojë …

Lexo me shume

UNIVERSITETI “LUIGJ GURAKUQI” KAMPION NË HENDBOLL

Përveçse është si pjesë e procesit mësimor, sporti i hendbollit po shtrihet gjithnjë e më shumë edhe në aktivitetet e ndryshme që po zhvillohen, tashmë edhe në rang Universitetesh. Madje, dy ekipet e Universitetit “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës, si për meshkuj ashtu edhe për femra, së fundi janë shpallur edhe kampion të vendit në rang Universitetesh. Për ta promovuar edhe …

Lexo me shume

BASKETBOLL/ VLLAZNIA NË FINALE TË KUPËS

Një fitore me shumë emocione ka dhuruar Vllaznia e basketbollit të meshkujve mbrëmjen e së dielës në pallatin e sportit “Qazim Dervishi”. Në ndeshjen gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë ndaj Kamzës, ajo ka fituar me rezultatin 90-88, një fitore kjo e arritur vetëm në sekondat e fundit të saj. Ekipi shkodran ka zhvilluar një takim me oshilacione teksa e nisi …

Lexo me shume