Wednesday , 29 June 2022

SPORT

TE MERKUREN EKIPI KOMBETAR I BOKSIT DREJT SOFJES

Diten e merkure ekipi kombetar I boksit do te niset drejt Sofjes per te marre pjese ne Kampionatin Europian. Ne rradhet e ketij ekipi bejne pjese 4 boksiere, nder te cilet jane edhe dy shkodranet Bilali e Demaj. Duke folur per gazetaret, trajneri Zef Gjoni ka shprehur besimin e tij ne nje paraqitje te mire te sportisteve tane ne kete …

Lexo me shume

SHTUBINA: VLLAZNIA MUND TË JETË SURPRIZA E SEZONIT TË RI

Kapiteni I Vllaznisë Ndriçim Shtubina është I mendimit se skuadrën I duhen ende përforcime. Ai bashkohet në këtë mënyrë edhe me trajnerin Zmijani që ka kërkuar të njëjtën gjë në mënyrë që të ndërtohet një ekip konkurrues për sezonin e ri. Duke folur për mediat, mesfushori shkodran është prononcuar edhe për çështjen “Gjici” megjithatë pa dashur të marrë gjë përsipër …

Lexo me shume

BIZI, SHABA E KAÇI, KANDIDATURAT PËR TRAJNER TË ADËS

Ndonëse disi me vonesë, ekipi I Adës do të nisë shumë shpejt përgatitjet për sezonin e ri. Për presidentin Pjetri puna e parë që duhet të bëjë do të jetë përzgjedhja e trajnerit të ri të saj. Vendi ka mbetur bosh pas pas largimit të trajnerit të mëparshëm Kreshnik Krepi drejt Besëlidhjes. Presidenti Pjetri për televizionin Rozafa  ka bërë të …

Lexo me shume

BASKETBOLL, VLLAZNIA RREZIKON PJESËMARRJEN NË LIGËN BALLKANIKE

Skuadra kampione e Shqipërisë në basketboll për meshkuj, Vllaznia e Shkodrës, rrezikon pjesëmarrjen në Ligën Ballkanike, në edicionin e dytë radhazi të saj. Arsyeja është mungesa e financave për të mundësuar këtë pjesmarrje. E kemi fjalën për pagesën e shumës prej 15 mijë eurosh që duhet paguar në llogarinë e kësaj Lige për pjesëmarrjen në këtë aktivitet. Lajmi konfirmohet nga drejtues …

Lexo me shume

FAZA PËRGATITORE E VLLAZNISË DO ZHVILLOHET NË SLLOVENI

Faza përgatitore e ekipit të Vllaznisë do të zhvillohet në Slloveni. Do të ndodhë kështu që nga dita e hënë kur kuqeblutë do nisen për atje dhe do të qëndrojnë për gati dy javë. Drejtuesit e klubit shkodran Kalamishi dhe Grima kanë qenë dy ditët e fundit në këtë vend dhe kanë parë nga afër kushtet që ofronte kampingu ku …

Lexo me shume

VLLAZNIA E FEMRAVE MERR EDHE PORTIEREN E MAQEDONISË

Ekipi I Vllaznisë në futboll për femra vazhdon të marrë lojtare cilësore. E fundit që ka ardhur ka qenë portierja e kombëtares së Maqedonisë e cila do të jetë si përforcim për ndeshjet e Ligës së Kampioneve. Presidenti i këtij ekipi Lazer Matija ka bërë kësisoj realitet edhe përforcimin e pestë në prag të këtyre përballjeve shumë të rëndësishme. Ajo …

Lexo me shume

VLLAZNIA, IKËN RAMADANI, VJEN PËR PROVË HOXHA

Ardhjet dhe ikjet e futbollistëve që duan të provohen te Vllaznia vazhdojnë. Ditët e fundit me skuadrën është stërvitur mesfushori kosovar Ylber Ramadani. Lojtari i ardhur nga Prishtina dhe që pak ditë më parë kishte qenë në provë edhe te Hajduku i Splitit, nuk ka arritur dot të qëndrojë as te kuqeblutë. Ai nuk ka arritur dot të bindë trajnerin …

Lexo me shume

PUNA NË “LORO BORIÇI” VAZHDON ME RITME TË KËNAQSHME

Lajmi për moszhvillimin e ndeshjes Shqipëri-Serbi në Shkodër nuk është pritur mirë nga banorët e këtij qyteti. Ata me dëshpërim të madh kanë akuzuar jo pak FSHF-në, por më shumë Qeverinë dhe Kryeministrin për atë që e quajnë mashtrim ndaj tyre. Ndërkohë, sportdashësit shkodranë, nga ana tjetër, kanë menduar se tashmë që u vendos për luajtjen e kësaj ndeshjeje në …

Lexo me shume

VLLAZNIA ARRIN FITOREN E PARË. MUND 3-0 KAMZËN ME 2 GOLA TE ÇINARIT DHE DYCES

Vllaznia më në fund e ka gjetur fitoren e parë në ndeshjet miqësore. Në takimin e katërt, atë të luajtur pasditen e djeshme në fushën sportive të Shtojit ndaj ekipit të Kamzës, skuadra shkodrane arriti të fitonte me rezultatin e pastër 3-0. Në pjesën e parë ka shënuar Çinari dhe po ky futbollist ka shënuar edhe në pjesën e dytë …

Lexo me shume

VLLAZNIA, TË MËRKURËN NDESHJE MIQËSORE ME KAMZËN

Pasditen e së mërkurës Vllaznia do të zhvillojë ndeshjen e saj të katërt miqësore në kuadrin e përgatitjeve për sezonin e ri futbollistik. Përballë saj këtë herë do të jetë ekipi I Kamzës. Kjo do të jetë ndeshja e parë që kuqeblutë do të zhvillojnë në Shkodër, pikërisht në fushën sportive në Shtoj. Ajo do të nisë në orën 18.00 …

Lexo me shume