Fitorja ndaj Laçit në finalen e Kupës së Shqipërisë, nuk ka qenë thjesht një trofe më shumë për muzeun e Vllaznisë. Me këtë triumf, ajo ka siguruar edhe pjesmarrjen në Kupat e Europës, gjë që nuk e arriti përmes kampionatit, e pikërisht për këtë arsye, shpjegohet më së miri rëndësia që kishte kjo finale për kuqeblutë. Si fituese e Kupës …
Lexo me shumeSPORT
VOLEJBOLL/ VLLAZNIA U-20 SHPALLET KAMPIONE
Vllaznia U20 në volejboll për femra është shpallur kampione e Shqipërisë për sezonin 2021-2022. Ajo ka mundur në finalen e tretë Dinamon me rezultatin 3-2, në një ndeshje me shumë emocione e cila është luajtur pasditen e së dielës në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” dhe është ndjekur me shumë interes nga një numër i madh tifozësh të të dy …
Lexo me shumeFESTOHET 65-VJETORI I LINDJES SË FERID RRAGAMIT
Një nga emrat më të mëdhenj të futbollit shkodran- Ferid Rragami, ndonëse jeton prej vitesh në Tiranë, ka zgjedhur Shkodrën për të festuar 65 vjetorin e tij të lindjes. Këtë përvjetor ai e ka ndarë me kolegët e tij futbollit, me njerëzit e afërm, por edhe me tifozët e Vllaznisë, për të cilët Rragami ka qenë një idhull. Vetë ai …
Lexo me shumeJOSA: KUPA? DUHET TË REALIZOJMË OBJEKTIVIN
Vllaznia do të luajë pasditen e së martës finalen e Kupës së Shqipërisë ndaj Laçit. Një ndeshje që pritet me shumë interes në kampin shkodran sepse kjo fitorja e kësaj ndeshje është shpresa e vetme për kuqeblutë për të marrë një trofe dhe ajo çka është më e rëndësishmja, për të siguruar pjesmarrjen në Kupat e Europës. Edhe për trajnerin …
Lexo me shumeRIKTHEHET TRADITA E GARAVE ME BIÇIKLETA MES SHKOLLAVE
Tradita e garave me biçikleta në mes nxënësve të shkollave 9 vjeçare është rikthyer sërish në Shkodër. Një e tillë është organizuar paraditen e së shtunës në by- passin e qytetit nga shoqata e çiklizmit Vllaznia, në bashkëpunim me Zyrën Arsimor Rajonale, Bashkinë Shkodër dhe Qendrën Kulturore të Fëmijëve. Kanë marrë pjesë në këtë garë rreth 50 nxënës dhe në …
Lexo me shumeBILETAT E FINALES VLLAZNIA – LAÇI EDHE NË SHKODËR
Pasi është mbyllur kampionati, tashmë e gjithë vëmendja e futbollit shqiptar është përqendruar tek finalja e Kupës së Shqipërisë, ajo në mes Vllaznisë dhe Laçit, që do të luhet ditën e martë në ora 19.00 në stadiumin “Air Albania” të kryeqytetit. Kjo ndeshje do të përcaktojë edhe verdiktet përfundimtare të sezonit 2021-2022 duke na dhënë emrin e skuadrës që do …
Lexo me shumeJOSA: EUROPA NUK ËSHTË NË DORËN TONË, POR DUHET FITORJA
Vllaznia do të luajë pasditen e së enjtes në Kamëz ndaj Kastriotit ndeshjen e fundit të kampionatit. Kuqeblutë padyshim që do të kërkojnë fitoren për të shpresuar deri në fund për sigurimin e një vendi që do t’i çonte në Europë përmes kampionatit. Trajneri Josa në konferencën e shtypit të pragndeshjes është shprehur se nuk e ka shumë mendjen se …
Lexo me shumeVLLAZNIA E FEMRAVE FITON EDHE KUPËN E SHQIPËRISË
Pas titullit kampion, Vllaznia e futbollit të femrave ka fituar edhe Kupën e 9-të rradhazi të Shqipërisë. Ndeshja finale e këtij sezoni është zhvilluar pasditen e së hënës në stadiumin e Rrogozhinës, ajo ka patur përballë ekipin e Tiranës ndaj të cilit ka fituar me rezultatin e thellë 7-0. Dy prej golave janë shënuar nga Megi Doçi, dy të tjerë …
Lexo me shumeJOSA: VLLAZNIA NUK VARET NGA INDIVIDI, POR NGA GRUPI
Vllaznia do të luajë të shtunën ndaj Egnatias ndeshjen e rradhës për kampionat. Në këtë ndeshje do të debutojë në pankinën kuqeblu trajneri i ri Mirel Josa. Ai ka tre ditë që ka nisur punën me skuadrën dhe është munduar të fusë idetë e tij. Vetë Josa në prononcimin e dhënë për mediat një ditë para kësaj ndeshje, është shprehur …
Lexo me shumeBASKETBOLL/ VLLAZNIA MUND TEUTËN 90 – 71
Basketbollistët e Vllaznisë kanë bërë një paraqitje të shkëlqyer në finalen e dytë ndaj Teutës, atë të luajtur mbrëmjen e së mërkurës në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” të Shkodrës, teksa kanë fituar me rezultatin 90 me 71 dhe kanë barazuar numrin e finaleve të fituara në 1 me 1. Në këtë takim, ku natyrisht atmosfera e krijuar nga tifozët …
Lexo me shume