Kryesuesi i listës së LSI në Qarkun Shkodër, Agron Çela, zhvilloi një takim me personalitete të sportit nga Shkodra dhe Shqipëria. Çela premtoi se me marrjen e mandatit të deputetit, brenda vitit të parë, do të ndërtohet pallati i ri i sportit.
Çela tha se falë insistimit të tij u ndërtua edhe stadiumi “Loro Boriçi”, duke i rikthyer dinjitetin futbollit, ndërsa shtoi se do të jetë përherë mbështetës i pa kursyer për sportin.
Nga ana tjetër, personalitetet e pranishme në këtë takim bashkë me urimin që Çela pas 25 prillit të jetë një zë për Shkodrën në kuvend, vlerësuan faktin që një takim i tillë bëhet prej tij, si një njeri që u ka qëndruar pranë prej vitesh.