Thursday , 27 January 2022

ÇELA: MOS KENI FRIKË NGA PRESIONET QË PO BËHEN PËR VOTËN

Ekipi i LSI prej 12 kandidatësh u ndal në qendër të Pukës, aty ku banorët i rezervuan një pritje të veçantë.

Në fjalën e tij, kandidati Agron Çela premtoi se vota për nr. 6 dhe LSI-në, është votë për të frenuar ikjen e shqiptarëve, për punësim dhe investime në këtë zonë dhe të gjithë qarkun e Shkodres, i cili në këto vite është gjendur në vështirësi.

Duke shprehur bindjen se dita e ndryshimit për shqiptarët sa vjen dhe bëhet më e afërt, Çela dhe kandidatët e tjerë për deputet ftuan të gjithë banorët e Pukës, Fushë Arrëzit dhe qarkut Shkoder të votojnë masivisht LSI-në.

Lexoni dhe kete

ZGJEDHJET E PJESSHME, CELIBASHI APEL QYTETARËVE

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, i ka bërë thirrje qytetarëve të 6 bashkive ku …