Bashkia Shkodër ka bërë evidentimin e dëmeve, por asnjë veprim nuk është bërë nga ana e qeverisë për dëmshpërblimet në zonat e përmbytura të Njësisë Ana e Malit.
Shprehet kështu administratori i kësaj njësie, Arben Ceni, që thekson se dëmshpërblimet nuk janë dhënë që nga viti 2011 dhe qeveria ia ka borxh banorëve t’u japë atë që u takon.
Sipas Cenit, duhet një menaxhim më i mirë nga kaskada e Drinit, pasi këto zona nuk përmbyten nga reshjet e shiut, por nga shkarkimet e HEC-eve.
Teksa kemi hyrë në stinën e reshjeve të shiut, Ana e Malit vijon të mbetet një nga zonat më të rrezikuara nga përmbytjet në territorin e Bashkisë Shkodër.