Gjykata Kushtetuese, në seancën gjyqësore të kësaj të marte, për çështjen e Teatrit Kombëtar, ka pranuar zgjerimin e objektit të hetimit.
Kjo kërkesë, iu bë anëtarëve të Kushtetueses, nga këshilltari ligjor i Presidencës, Bledar Dervishaj, i cili kërkoi nga togat e zeza, që të shpallë si antikushtetuese vendimin për prishjen e teatrit dhe të kërkojë pezullimin e veprimeve të mëtejshme për të ndërtuar teatrin e ri.
Seanca është shtyrë për ditën e nesërme në orën 10:00, pasi anëtarët e Kushtetueses, kanë pranuar të administrojnë si provë, vendimin e Këshillit Bashkiak, për prishjen e Teatrit.