Thursday , 23 February 2023

ÇIKLISTËT E VLLAZNISË ME PRETENDIME NË TURNEUN “KORÇA”

Çiklistët e Vllaznisë po bëhen gati për aktivitetet më të rëndësishme siç janë kampionati kombëtar dhe Rrethi Çiklistik. Megjithatë gara e rradhës për ta është ajo e turneut “Korça” që do të organizohet në fillim të javës tjetër nga Bashkia e këtij qyteti, në bashkëpunim me Sporklub Skënderbeun dhe Federatën Shqiptare të Çiklizmit. Sipas trajnerit të Vllaznisë Leonat Kola, objektivi për këtë aktivitet është I njëjtë ashtu si për gjithë të tjerët, trium si në renditjen individuale ashtu edhe atë ekipore.

Trofeu “Korça” do të zhvillohet në tre etapa të cilat kanë përgjithësisht karakter malor megjithatë kjo nuk përbën problem për çiklistët e Vllaznisë që janë përgatitur ashtu si duhet për suksesin e tyre të rradhës.

Lexoni dhe kete

VLLAZNIA NË BASKETBOLL RIKTHEHET TEK HUMBJA

Pas fitores ndaj Tiranes, Vllaznia ne basketboll per meshkuj eshte rikthyer tek humbjet. Pavaresisht perpjekjeve, …