ÇIKLIZËM/ SERVET KASTRATI, FITUES I MEMORIALIT “XHEMAL TUSHA”

Çiklistët shkodranë kanë bërë një tjetër paraqitje të mirë edhe në garen e rradhës, kupën- Memorial kushtuar ish- trajnerit të Burrelit Xhemal Tusha, e cila ka patur një itinerar me nisje nga Mamurrasi dhe përfundim në Burrel.

Ka spikatur mbi të gjithë çiklisti Servet Kastrati i cili në kategorinë kadetë ka dalë sërish i pari duke u shkëputur nga të gjithë çiklistët e tjerë dhe duke mbërritur i pari në Burrel.

Në kategorinë juniorë, ka bërë një paraqitje shumë të mirë çiklisti Mateo Balaj i cili deri në fund ka qenë i shkëputur me dy çiklistë të tjerë dhe në finish është renditur i treti duke u ngjitur kështu në podium edhe ai. Gara e të rriturve ndërkohë ka patur më shumë rivalitet.

Që në Mamurras janë shkëputur një grup prej tre çiklistësh dhe pikërisht Gjergj Zefi i Vllaznisë, Marolino Hoxha i Apolonisë dhe Drini Çaushi i Tiranës. Çiklisti shkodran Zefi ka bërë një pedalim të shkëlqyer dhe në maloren e Ulzës ka arritur t’i shkëputet dy rivalëve të tij duke pedaluar i vetëm drejt Burrelit, por 1.5 kilometra para mbërritjes, ka patur një problem shëndetësor që i ka kushtuar kësisoj humbjen e vendit të parë.

Megjithatë paraqitja në tërësi e ekipit shkodran ka qenë e mirë edhe në këtë aktivitet ku spikati mbi të gjithë çiklisti Servet Kastrati, i cili për televizionin Rozafa ka premtuar se vendet e para për sportistët e Vllaznisë do të vijojnë edhe në të ardhmen…

Çiklistët e Vllaznisë e kanë lënë tashmë pas këtë aktivitet dhe nga nesër sipas trajnerit Leonat Kola do të nisin përgatitjen për Turin e Shqipërisë që zhvillohet në fund të këtij muaji.

Lexoni dhe kete

LOJTARËT E VLLAZNISË NË QENDËR TË MERKATOS

Pezullimi për momentin i procesit të Ankandit të Klubit të Futbollit Vllaznia, duket se ka …