Thursday , 23 February 2023

ÇINARI SHËNON NË MIQËSORE PËR KROATËT E ISTRAS

Futbollisti shkodran Erald Çinari ndonëse ende nuk është zyrtarisht I larguar nga Vllaznia, sigurisht që e ka përcaktuar të ardhmen e tij për të luajtur jashtë Shqipërisë. Siç është bërë e ditur, ai do të firmosë në ditët e ardhshme me ekipin spanjoll Deportivo Alavesh por në sezonin e parë nuk do të luajë me të. Drejtuesit e këtij klubi kanë ndër mend ta huazojnë në Kroaci për sezonin që pritet të nisë. Madje, spanjollët tashmë e kanë përcaktuar edhe ekipin ku ai do të luajë I huazuar dhe ai është Istra. Ish- mesfushori I Vllaznisë ka luajtur madje me këtë ekip miqësorene parë pasditen e së shtunës duke spikatur menjëherë dhe duke u shfaqur si protagonist.

Në miqësoren që Istra ka luajtur ndaj ekipit tjetër kroat Rudes, Çinari ka arritur të shënojë një gol dhe të japë një asist duke kontribuar në fitoren e ekipit të tij 4-2. Në këtë mënyrë, aventurë e parë e tij larg Vllaznisë, ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme, i cili tashmë pritet të jetë nën pronësi të Alaves në Spanjë, por që këtë vit do të luajë i huazuar në Kroaci. Megjithatë ende asgjë nuk është e përfunduar sepse siç dihet tek Vllaznia mungon aktualisht administratori, ai që duhet të firmosë leje-kalimin e tij.

Gjithsesi këto janë thjesht procedura që do kryhen dhe prandaj Çinari ka filluar të përkushtohet maksimalisht për vazhdimin e karrierës së tij me ekipin e ri. Aktivizimi në këtë sezon në kampionatin kroat, do t’I shërbejë atij për t’u rritur edhe më shumë nga ana profesionale para se të kalojë në LA Liga ku natyrisht që niveli është edhe më I lartë. Megjithatë 21 vjeçari shkodran është I përgatitur moralisht për të patur një karrierë edhe më të mirë tashmë.

Lexoni dhe kete

VLLAZNIA NË BASKETBOLL RIKTHEHET TEK HUMBJA

Pas fitores ndaj Tiranes, Vllaznia ne basketboll per meshkuj eshte rikthyer tek humbjet. Pavaresisht perpjekjeve, …