Nis në Shkodër edicioni i 12-të ndërkombëtar i çmimit “Pjetër Gaci” për piano, harqe, kanto, instrumenta frymorë dhe kitarë. Një festival tradicional që nga viti në vit po rrit cilësinë e pjesemarrjes në të cilin marrin pjesë mbi 180 konkurente në mosha nga 6 deri në 25 vjeç.
Drejtori Artistik Klevis Gjergji shprehet i kënaqur me pjesemarrjen si dhe me interesimin e shkollave të ndryshme jo vetëm të hapsirës shqip folëse por edhe më gjërë…
Kryetari i jurisë është violinisti i njohur shqiptar Paçalin Pavaci i cili shprehet se juria është e përbërë nga personalitete të fushës…
Pjesëmarrja është nnga vendet e ndryshme të ballkanit si Mali i Zi, Kosova, Maqedonia, Kroacia, Bosnja dhe Hercegonvina, Shqipëria, si dhe nga Italia. Ky është edicioni i 12-të i Çmimit “Pjetër Gaci” i cili organizohet nga Qendra Kulturore Pjetër Gaci dhe Teatri ” Migjeni” dhe me mbështetje të Bashkisë Shkodër.