Wednesday , 4 August 2021

COVID-19 HYN NE GJYKATEN E KURBINIT

Në gjykaten e Kurbinit janë ndërprere proçeset gjyqësore përjashto vetem rastet urgjente, pasi tre zyrtar të këtij institucioni mes të cileve dhe gjyqtar kanë rezultuar të prekur nga COVID-19.

Kjo situatë vijon prej 1 javë dhe fillimisht u karantinua i gjithë përsoneli përfshire dhe prokurorinë e cila ndodhet në në njejtat ambjente. Punonjësve ju është bërë testimi dhe kanë rezultuar negativ, duke bërë që pjesa më e madhe e tyre të rikthehen në pune e të tjere do të rikthehen brenda këtyre diteve.

Por duke qenë se Gjykata e Kurbinit ka vetem tre gjyqtare, Këshilli i Lartë Gjyqësor ka miratuar një listë të gjyqtarëve nga kryeqyteti të cilët për të shmangur kolopsin do të trajtojnë çështjet urgjence siç janë masat e sigurisë. Lista e miratuar përfshinë 9 gjyqtare të cilët përmes një grafiku të caktuar do të kenë gadishmerinë e tyre në Kurbin deri më datë 28 shtator.

Gjyqtarët që do shqyrtojnë masat e sigurisë të huazuar nga Tirana janë Shefkie Demiraj, Bedri Qori, Ardian Kalia, Besnik Hoxha, Artan Hajredinaj, Albert Mece, Elisabeta Gjoni, Gert Hoxha dhe Sokol Pasho.

Lexoni dhe kete

ISHP APEL NDAJ QYTETARËVE PËR VAKSINIMIN

Ekspertët e Institutit të Shëndetit Publik këshillojnë qytetarët që kanë mbi 6 muaj që e …