Thursday , 23 February 2023

COVID-19 PERHAPET NE SHKOLLAT E QARKUT LEZHE

17 mësues dhe 7 nxënës në Qarkun e Lezhës rezultojnë të prekur me COVID-19 që nga fillimi i vitit të ri shkollor e deri më tani.

Sipas burimeve një pjesë e tyre janë shëruar dhe aktualisht ka vetem 7 mësues aktiv me COVID-19, ndërsa disa të tjerë përfshire dhe nxënës po qëndrojnë të karantinuar.

Të prekurit janë kryesisht në shkollat publike të Kurbinit dhe Mirditës, por perhapja e virusit është shtrirë edhe në shkollat private të qytetit të Lezhës.

Pavarësisht situatës së krijuar proçesi mësimor nuk është ndërprere, ndonëse në disa shkolla ka mungesë të mësuesve të cilët janë të karantinuar dhe nuk janë zëvendësuar.

Në këto kushte disa orë të caktuara nuk po zhvillohen, por mësuesit pritet të zëvendesohen në ditet në vijim, pasi Ministria e Arsimit ka shtuar dhe 1 mijë mësues të cilët do të jenë në dispozicion të shkollave ku do të ketë mungesa.

Nga ana tjeter drejtuesit e arsimit bëjnë thirrje për zbatim të protokollove anticovid me qëllim shmangien e përhapjes së coronavirusit.

Lexoni dhe kete

PROGRAMI I BONUSIT TË RIJETËSIMIT NË SHKODËR

Shkodra ishte ndalesa e radhës e ministres së kulturës, Elva Margariti, për të folur për …