Thursday , 23 February 2023

COVID-19 U MERR JETEN 3 PJESETAREVE TE NJE FAMILJE NE MIRDITE

Koronavirusi u ka marr jeten tre pjesetareve të një familje në Rubik të Mirditës në harkun kohor të 1 jave.

Bashkëshortet Hamit dhe Dushe Cara përkatësisht 72 dhe 83 vjeç si dhe djali i tyre Albani, 43 vjeç nuk mundën të fitojnë betejën me sëmundjen.

Fillimisht është infektuar kryefamiljari i cili është trajtuar në kushte shtëpi dhe nuk mundi të mbijeteje. Në të njeten ditë rreth 1 javë më parë ka ndërruar jetë në spitalin e Rrëshenit djali 42-vjecar dhe e fundit humbi jetën nëna, Dushe Cara tek spitali “Shefqet Ndroqi”.

Para se të infektohej vetë, Dushja ka humbur nga virusi edhe te vellanë. Tragjedia në familjen Cara shokuar të gjithë komunitetin e Rubikut, teksa fqinjet e përshkruajnë këtë familje shumë të rregullt e të respektueshme.

Nga fillimi i pandemisë e deri tani në Qarkun e Lezhës janë regjistruar 5 115 raste, 4 257 të shëruar dhe 83 viktima.

Lexoni dhe kete

PROGRAMI I BONUSIT TË RIJETËSIMIT NË SHKODËR

Shkodra ishte ndalesa e radhës e ministres së kulturës, Elva Margariti, për të folur për …