CUNGU APEL LOJTARËVE TË VLLAZNISË: MERRENI SITUATËN NË DORË!

Vllaznia duhet të reagojë sa më shpejt dhe këtë gjë duhet ta bëjë duke filluar nga ndeshja e së mërkurës me Teutën.

Ky është mendimi i ish-futbollistit dhe ish- trajnerit të saj Armando Cungu. Ai ka qenë i ftuar mbrëmjen e së hënës në emisionin “Sport Arena” në televizionin Rozafa, ku i ka bërë thirrje lojtarëve që kanë mbajtur peshën kryesore të Vllaznisë deri tani, ta marrin situatën në dorë dhe të mos lejojnë që ky sezon të shkojë dëm…

Pjesë e këtij emisioni ka qenë edhe trajneri i njohur i basketbollit Bledar Gjeçaj i cili ka folur për objektivat e ekipit të femrave të Vllaznisë në sezonin që sapo ka nisur.

Po ashtu, pjesë e emisionit ka qenë edhe Valdano Nimani i cili pas përvojës së gjatë si futbollist, tashmë ka nisur karrierën e trajnerit duke filluar punën me moshat.

Lexoni dhe kete

KUKËSI – VLLAZNIA, SFIDA HAPËSE E JAVËS SË 32-të

Vllaznia prej dy ditësh ka nisur përgatitjet për ndeshjen e rradhës, atë që do të …