Kryetari i komunës së Ulqinit Nazif Cungu, deklaroi nga qyteti i Shkodrës se bregdeti i qytetit që ai përfaqëson ka arritur kulminacionin e fluksit të turistëve, ndërsa sipas tij përgatitjet për këtë sezon kanë qenë në nivele të larta.
Këto deklarata të kryekomunarit Cungu erdhën gjatë pjesëmarrjes së tij 4 ditore në Shkodër, ku u mbajt seminari i XII mbarëkombëtar “Për mësimin plotësues të gjuhës shqipe në diasporë”.
Bregdeti i Ulqinit është një ndër destinacionet e rëndësishme të shqiptarëve, kryesisht atyre që jetojnë jashtë kufijve.