Thursday , 23 February 2023

DAJAN SHEHI: U RIKTHEVA NË SHTËPINË TIME TË DYTË

I ka mjaftuar një vit rrugëtim nëpër Shqipëri, për të kuptuar se zgjedhja e tij më e mirë është Vllaznia dhe për këtë arsye është rikthyer sërish në rradhët e saj.

Mbrojtësi Dajan Shehi në një prononcim të dhënë për mediat, është shprehur i lumtur që është sërish në Shkodër, qytet që ai e konsideron shtëpinë e tij të dytë.

Gjatë fjalës së tij, ka vlerësuar në maksimum tifozët shkodranë, ka premtuar se skuadra do të japë më të mirën në përballjet europiane dhe po ashtu është shprehur se pas emocioneve që ka përjetuar si fitues i Kupës me Vllazninë, tashmë është rikthyer për të provuar ato të titullit kampion…

Me ardhjen e Shehit u duk se reparti i mbrojtjes së Vllaznisë u plotësua, por largimi i Adilit ka krijuar sërish probleme për stafin teknik dhe për këtë arsye, drejtuesit e klubit janë duke punuar për të sjellë edhe një tjetër mbrojtës në skuadër.

Lexoni dhe kete

VLLAZNIA NË BASKETBOLL RIKTHEHET TEK HUMBJA

Pas fitores ndaj Tiranes, Vllaznia ne basketboll per meshkuj eshte rikthyer tek humbjet. Pavaresisht perpjekjeve, …