Turizmi në zonat e mbrojtura në Shkodër për vitin 2022 ka rritje. Shprehet kështu drejtori i ADZM Shkodër, Agim Dardha. Ai thotë se në fundjava në Theth hyjnë mbi 1 mijë persona.
Sipas Dardhës, problematikat në këto zona janë ato të aksidenteve që ndodhin në shtigjet e alpeve, si edhe ndotja e mjedisit…
Ndër të tjera, Dardha tha se ka një shtim të zonave të mbrojtura siç është Lugina e Shalës, që po tërheq mjaft turistë.