Në Qëndrën Rinore “Arka” të Shkodrës nën drejtimin e mjeshtrit të violinës profesor Lorenc Radovani është duke u përgatitur “Dasma Shkodrane”.
Një aktivitet që tashmë është titulluar “Trashëgim që na e lanë të parët” ky aktivitet vjen si vazhdim i aktiviteteve të vitit të kaluar ku u ekzekutuan në Shkodër muzikë ballkanike. Ndërsa ky vit vjen me dasmën shkodrane…
Për profesor Radovanin është një dëshirë që të kultivohet dhe të ruhet trashëgima e jonë shpirtërore…
Profesor Radovani shprehu edhe konsideratën për brezat e kaluar që në qytetin e Shkodrës kanë mbajtur gjallë orkestrat e qytetit…
Dasma Shkodrane do shfaqet në oborrin e Qëndrës Rinore Arka dhe është e ndarë në tre blloqe, duke filluar nga këngët e shtregullave që janë më të hershmet, për të fijuar me këngët e fejesës dhe ato gazmore, si dhe për përfunduar me këngët e nuses.
Një event që pritet të ngjallë interes tek publiku.