Friday , 22 October 2021

DEGRADIMI I URËS SË ZOGUT, PROTESTË NGA SHOQËRIA CIVILE

Degradimi i Urës së Zogut mbi lumin Mat dhe mos-reagimi i institucioneve shtetërore, ka ngritur në protestë aktivistët e shoqërisë civile dhe një grup të rinjsh nga Lezha dhe Kurbini.

Ata u mblodhën këtë të dielë pranë objektit monument kulture, i cili ka pësuar dëmtime të rënda gjatë këtij viti dhe rrezikon seriozisht shembjen.

Aktivistët e konsiderojnë te pafalshme mos-ndërhyrjen e shtetit për të mbrojtur Urën e Zogut, pavarësisht se është bërë edhe një peticion me 3 mijë firma të qytetarëve.

Ura e Zogut është ndërtuar në vitin 1927 dhe gëzon statusin e Monumentit të Kulturës të kategorisë së parë.

Është e veçantë për shkak të harqeve të saj, ndërsa në kohën e ndërtimit, ka qenë një prej rrugëve kryesore që lidhnin Shqipërinë e Mesme me atë të Veriut.

Së fundimi, të paktën një këmbë e urës u fundos dhe si shkak besohet se është shfrytëzimi pa kriter i shtratit të lumit Mat për nxjerrje inertesh.

Lexoni dhe kete

“TRANSPORTI URBAN NË SHKODËR DREJT KAPITULLIMIT”

Që nga data 8 gusht, kur u organizua protesta për shërbimin e transportit urban, situata …