Wednesday , 29 September 2021

DEGRADON RRUGA NE FUSHE-MILOT TE KURBINIT

Kjo është gjendja e rrugës në fshatin Fushë-Milot të Kurbinit.

Segmenti rrugor me gjatësi 3 km ka pësuar dëmtime, ku asfalti ju ka lënë vend gropave. Lëvizja është kthyer në makth për drejtuesit e mjeteve, ndërsa banoret thonë se kjo situatë vijon prej kohësh.

Ata fajësojnë autoritetet për mungesë mirembajtje të kësaj rruge e cila ju shërben disa fshatrave.

Problem mbetet dhe bimësia e zhvilluar në dy anet e rrugës e cila ka bllokuar pamjen, duke u kthyer në burim aksidentesh.

Ky segment rrugor është lënë jashtë vemendjen që prej ndërtimit autostradës së kombit, pasi më parë shërbente dhe si rrugë nacionale.

Lexoni dhe kete

“VARRE PA EMËR”, SHFAQET PREMIERË NË SHKODËR

“Varre pa emer” deshmi te trishta te familjareve te personave te vrare gjate regjimit komunist …