Kjo është gjendja e rrugës që lidh fshatin Adriatik në Kurbin me autostraden Milot-Thumanë. Segmenti rrugor me gjatësi 10 km ka degraduar plotësisht, duke u kthyer në makth për drejtuesit e automjeteve.
Mungesa e infrastruktures ka vështiresuar jetesen e qindra banoreve, si dhe po penalizon bujqësinë dhe turizmin në zonen e Godulles. Drejtuesit e automjeteve fajësojnë pushtetin vendor dhe atë qëndror për mungese vemendje.
Ky segment rrugor është rehabilituar dhe asfaltuar në vitin 2011, por cilësia e dobet e punimeve bëri që investimi të dëmtohet brenda një kohe të shpejtë dhe ende nuk ka një plan ndërhyrje.