Tuesday , 18 January 2022

Demaj, boksieri me luftarak ne “Adem Jashari”

Dy boksierėt shkodranė, Kristian Demaj dhe Kristian Shytani qė kanė marrė pjesė nė turneun ndėrkombėtar “Adem Jashari” kanė qenė tė pafat duke mos zėnė vende tė para, megjithatė janė vlerėsuar nga organizatorėt pėr nivelin e paraqitur. Demaj ėshtė vlerėsuar me kupėn e boksierit mė luftarak ndėrsa Shytani nuk ka arritur dot tė konkurrojė nė finale pas dėmtimit qė ka pėsuar nė ndeshjen gjysmėfinale tė fituar ndaj njė boksieri kosovar.Photo: Pas nje ndeshje teper te forte nuk arrita  te shpallem fitues i ndeshje kundra boksierit nga Gjermania. Nuk jam mesuar por duhet te pranoj  vendin e dyte dhe me trofeun e boksierit me luftarak bashk me boksierin Gjerman Albon Pervizaj. Ju falenderoj te gjithve per mbeshtetjen

Nga ana tjetėr, kombėtarja shqiptare e boksit ka arritur tė marrė vetėm njė medalje ari pikėrisht nė peshėn 69 kilogramė ku Albi Sorra I ka sfiduar tė gjithė duke merituar vendin e parė. Edicioni I sivjetėm I turneut ndėrkombėtar “Adem Jashari” u zhvillua nė Gjakovė pėr dy ditė me rradhė dhe nė tė kanė marrė pjesė boksierė shumė cilėsorė nga 10 vende tė Europės. Ka rėnė nė sy prania e kombėtares bullgare qė kishte ardhur me sportistėt mė tė mirė dhe po ashtu edhe ajo e Gjermanisė. Pikėrisht, Kristian Demaj nė finalen e peshės 91 kilogramė, ėshtė ndeshur me kosovarin Albon Pervizaj qė ėshtė kampion Gjermanie dhe pas njė lufte tė fortė, gjyqtaria ia ka dhėnė fitoren kėtij tė fundit.

Por Demaj ėshtė vlerėsuar pėr mėnyrėn e tė boksuarit dhe pėr kėtė arsye ėshtė vlerėsuar nga gjyqtaria me kupėn e boksierit mė luftarak. Ajo qė tė vjen keq ėshtė dėmtimi I Kristian Shytanit I cili ndonėse fitoi nė gjysmėfinale dhe arriti tė siguronte daljen nė finale ndaj njė boksieri maqedonas, nuk ka arritur tė ndeshet dot si pasojė e njė dėmtimi dhe pėr kėtė arsye mjekėt nuk e kanė lejuar tė ndeshet duke I hequr kėsisoj mundėsinė e marrjes sė medaljes tė artė. Pavarėsisht kėsaj, paraqitja e dy shkodranėve nė kėtė turne mund tė konsiderohet shumė pozitive.

Lexoni dhe kete

TAFILI: PRESIONI NƋ ANƋN E TIRANƋS, JO TƋ VLLAZNISƋ

Tirana- Vllaznia Ć«shtĆ« njĆ« sfidĆ« qĆ« pritet mĆ« shumĆ« interes nĆ« ShkodĆ«r sepse kemi tĆ« …