Tuesday , 26 October 2021

DEMOKRATËT MBLEDHIN KOMISIONIN E PËRHERSHËM STATUTOR

Komisioni i Përhershëm në PD është mbledhur këtë të mërkurë për të shqyrtuar propozimet e depozituara për ndryshimet në statutin e partisë.

Propozimet janë depozituar nga kreu i PD Lulzim Basha si edhe ish kandidatëve për postin e kryetarit të partisë Fatbardh Kadilli e Edith Harxhi.

Në propozimet e tij Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, përfshin në kryesinë e partisë Kryetarin e Keshillit Kombëtar të demokrateve.

Ndërkohë, anëtari i kryesisë së PD, Eno Bozdo, kritikoi në një dalje për mediat vendimin e komisionit të përhershëm statutor, i cili vendosi të kalojë vetëm propozimet e kryedemokratit Basha për ndryshime në statut.

Në 11 propozimet e kryetarit Basha për ndyshimin e statutit të PD-së parashikohet një kryesi më e zgjeruar, ku përvec kryetarit të Keshillit Kombetar, do të zenë vend edhe drejtues te disa strukturave të tjera, të cilët më parë nuk kanë qenë pjesë e këtij forumi të PD -së.

Lexoni dhe kete

MBLEDHJA E KRYESISË SË PS

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur këtë të premte Kryesinë e Partisë Socialiste. Pas mbledhjes, Rama …