Vetëm 1 javë nga përfundimi i punës për zëvendësimin e stolave të dëmtuar në pedonalen e “Molos”, Bashkia Shkodër gjendet sërish përballë një akti vandal.
Persona të paidentifikuar kanë djegur dhe vjedhur stolat e riparuar në këtë shëtitore, duke shkaktuar një tjetër dëm në investimet publike në Shkodër. Bashkia i bën sërish thirrje organeve ligjzbatuese të veprojnë duke identifikuar dhe vënë para përgjegjësisë autorin apo autorët e këtij akti.
Bashkia fton qytetarët të denoncojnë të tilla raste dhe të kontribuojnë në ruajtjen e investimeve publike që realizohen nga taksat e tyre.