Suedia deporton drejt Shqipėrisė Kimete Tafilin, nėnėn e Genci dhe Admir Tafilit. Lajmi konfirmohet nga burime tė afėrta tė familjes Tafili nė Suedi, tė cilėt shfaqin frikė dhe pasiguri pėr jetėn e gruas sė sapombėrritur nė vendin tonė. Ndonėse e moshuara ka prekur pas disa ditėsh tokėn shqiptare, nuk dihet vendndodhja e saj, pasi sikurse theksojnė burimet, qėndron e fshehur nga frika e gjakmarrjes, njė histori qė zuri fill 14 vite mė parė, kur nė derėn e banesės sė tyre nė Shkodėr, u vra kolonel Arben Zylyftari. Tė njėjtat burime thanė, se Kimete Tafili u mbajt nėn kujdestari pėr disa ditė me radhė, derisa u transferua pėr nė Shqipėri tė enjten e javės qė po lėmė pas.
Deportimi erdhi fill pasi Gjykata e Apelit vendosi tė rrėzojė kėrkesėn e pjesėtarėve tė familjes Tafili pėr tė mos u deportuar drejt vendit tonė, ndėrsa mė herėt, Bordi i Migracionit kishte refuzuar statusin e azilit. Vendndodhja e pjesėtarėve tė kėsaj familjeje, qė ishin zhdukur prej disa vitesh nga Shqipėria, kur shtėpia e tyre nė Shkodėr u shkatėrrua nga shpėrthimi i njė sasie tė madhe tritoli, u zbulua nė momentin kur nė Boras, Suedi, u plagos nipi i Genci e Admir Tafilit, 12-vjeēar. Deri nė ditėn e fundit tė dhjetorit 2013, askush nuk dinte pėr fatin e pjesėtarėve tė kėsaj familjeje.
Aktualisht nė Suedi ndodhet pjesa tjetėr e familjes prej dhjetė anėtarėsh. pjesėtarėt e familjes Tafili qėndrojnė tė fshehur nė Suedi, pasi nėse zbulohen dhe kapen nga autoritetet, deportohen menjėherė drejt Shqipėrisė. Familja kėmbėngul se nė vendin tonė ėshtė e rrezikuar nga gjakmarrja, ndaj pėrmes njė avokati suedez ka vendosur ti drejtohet gjykatės europiane pėr tė drejtat e njeriut, duke kėrkuar prej saj tė ndalė fillimisht deportimin.